LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Nëse prishet koalicioni, LDK do të kërkojë dorëheqjen e Thaçit (Video)

Gashi: Nëse prishet koalicioni, LDK do të kërkojë dorëheqjen e Thaçit (Video)

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se “nëse gjërat kanë ardhur deri në këtë pikë që koalicioni të prishet, atëherë le të prishet”, por, sipas tij, prishja e koalicionit bart me vete edhe disa pasoja.

“Mendoj se nëse prishet marrëveshja e PDK-së me LDK-në atëherë duhet të prishet krejt marrëveshja, përfshirë këtu edhe Presidentin,  i cili duhet të largohet, sepse ka ardh si pjesë e kësaj marrëveshje”, ka thënë Gashi, në “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

Sipas Gashit është e rëndësishme që PDK  ta ketë parasysh këtë dhe se marrëveshja duhet të prishet e tëra në mënyrë që vendit të mos i mbesin pasojat e zgjedhjes së Presidentit.


“Përderisa  PDK e LDK nuk munden me qeverisë, atëherë duhet me shkue në zgjedhje dhe me prishe koalicionin. E, nëse PDK nuk e respekton marrëveshjen, atëherë mund të vijë deri në një situatë kur LDK mund të kontestojë Presidentin e shtetit”, tha Gashi.

Ai tha se “nëse nuk ka reflektim dhe nuk respektohet marrëveshja prej PDK-së, atëherë LDK mund të bëjë veprime të tjera politike”. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=mqfGxS7WSow