LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Ndryshimet kushtetuese, kur të ketë garanci

Gashi: Ndryshimet kushtetuese, kur të ketë garanci

Kreu i Kuvendit të RMV-së Afrim Gashi i cili po ashtu ndodhet në Uashington në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i pyetur se cila ishte porosia e SHBA-ve për ndryshimet kushtetuese, tha se nuk ka ndryshim të qëndrimit nga ana e SHB-së. Gashi, në intervistë për Zërin e Amerikës tha se ndryshimet do të bëhen kur të garantohet identiteti.

“Këto janë mesazhe që i dëgjojmë prej kohësh. Nuk ka ndryshim në qëndrimin e partnerëve tanë. SHBA mbetet partneri ynë i fortë strategjik. Si qeveri e re do të duam ta thellojmë edhe më shumë këtë partneritet”.

“Natyrisht është detyrim dhe sfidë e jona që t’i zbatojmë ato ndryshime kushtetuese, por sigurisht kur të vijë koha, në kushte në të cilat do të garantohet identiteti, identiteti kulturor, etnik dhe gjuhësor i maqedonasve në radhë të parë, por edhe i të gjithë qytetarëve të shtetit”, tha Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.