Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka thënë se janë në proces të emërimit të ambasadorëve të rinj që sipas saj së shpejti do të bëhen publik emrat e tyre. Në raportimin e saj për 100 ditë qeverisje, Gashi ka theksuar nevojën e ligjit për shërbimin e jashtëm, për çka ka thënë se tashmë e kanë përfunduar draftin e tij.
Në mungesë të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla e cila gjendet në vizitë zyrtare jashtë vendit, zëvendësja e saj, derisa ka treguar për punët e kësaj ministrie për 100 ditët e para të qeverisjes, duke thënë se fillimisht kanë bërë skenimin e situatës në ministri.
“Në kudër të punës së brendshme të 100 ditëshit përpos skenimit të situatës, në muajin mars dhe prill situatës faktike dhe adresimit të çështjeve administrative dhe teknike në kuadër të kërkesave të shërbimit nga jashtë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka iniciuar reformën e brendshme të nisur me propozim vendimin për shkarkimin e 13 ambasadorëve të cilët u dekretuan nga presidentja. MPJD ka dërguar po ashtu vendime për kthimin e këtyre ambasadorëve të shkarkuar dhe aktualisht është në proces të emërimi të ambasadorëve të rinj që do të jenë shumë shpejtë publik”, ka thënë ajo.
Ajo ka bërë të ditur se tashmë e kanë përfunduar draft-ligjin për shërbimin e jashtëm.
“Kemi përfunduar draft-ligjin për shërbimin e jashtëm i cili është esencial për funksionimin e shërbimit të jashtëm dhe për ristrukturimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për përfaqësimin e Kosovës jashtë vendit, por edhe evidentimin e parregullsive të mëhershme që kanë ndodhur në kuadër të procesit të rotacionit dhe gradimeve”, ka thënë ajo.
Në mesin e aktiviteteve të ministres Gërvalla, ajo ka përmendur edhe pjesëmarrjen në e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së OKB-së.
Gjithashtu ka bërë të ditur se ministrja Gërvalla ka zhvilluar 39 takime me përfaqësues diplomatik të akredituar në Kosovë, ka pasur katër vizita asht vendit, pesë vizita të nivelit të lartë në Kosovë, tetë video konferenca dhe takime virtuale, si dhe ka bërë skanimin e tetë kontratave aktive në kuadër të MPJD-së dhe ka ofruar pëlqimin e 45 marrëveshjeve ndërkombëtare. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë