LAJMI I FUNDIT:

Gashi: LDK nuk do ta dërgojë Kurtin në Gjykatën Kushtetuese

Gashi: LDK nuk do ta dërgojë Kurtin në Gjykatën Kushtetuese
Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi gjatë intervistës për “Përballje”, Foto: Ridvan Slivova

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se LDK do të jetë opozitë konstruktive por ka kujtuar se i pari i qeverisë është i dënuar për vepër penale.

Gashi thotë se Kurti është person me precedent penal për aktivitetin e dhunës që e ka shkaktu në Kuvend.

Dhe thekson se Kuvendi dhe Qeveria kanë ra pasi një deputet që ka votuar për qeverinë ka qenë i dënuar për vepër penale ndërkohë që sot i pari i qeverisë.


“Pra është person i dënuar për vepër penale, për aktivitetin e dhunës që e ka shkaktu në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë Kuvendit të Kosovës. Kjo është fakt. Po ashtu është fakt që Kuvendi i Kosovës dhe qeveria e kaluar kanë ra sepse një deputet ka qenë i dënuar për vepër penale. Pra kemi dy modele të ndryshme. Kuvendi dhe qeveria kanë ra pasi një deputet që ka votuar për qeverinë ka qenë i dënuar për vepër penale ndërkohë që sot i pari i qeverisë, i cili në bazë të vendimit të qeverisë nuk i është lejuar që të jetë njëri prej 120 deputetëve do të jetë i pari që ulet aty. Është një nonsenslogjik”, tha Gashi për Blic Interview.

“Vepra penale e tij akoma nuk ka përfunduar”, theksoi Gashi.

Por përkundër kësaj, Gashi thotë se LDK nuk do e dërgojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi vendosur të mos e dërgojmë rastin në Gjykatën Kushtetuese sepse kemi vendosur që të respektojmë vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Qytetarët e Kosovës kur e kanë votuar e kanë ditur se është me vepër penale. Nëse dikush tjetër e çon në Gjykatë Kushtetuese është çështje e tyre, nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim se s’mund të jetë kryeministër prapë ne do ta respektojmë por ne jemi këtu për të bërë një opozitë të fuqishme, një opozitë e cila do ta parandalojë çdo rrezik për Kosovën dhe normalisht se do ta përgëzojmë për çdo të mirë që e bëjnë”, theksoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori