LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Krahu i Isa Boletinit e Idris Seferit nuk ishin për shkëputje të plotë nga osmanët (Video)

Gashi: Krahu i Isa Boletinit e Idris Seferit nuk ishin për shkëputje të plotë nga osmanët (Video)

Historiani Ibrahim Gashi ka thënë se shqiptarët në vitet e para shpalljes së pavarësisë u gjenden mes dy aleancave të mëdha që ekzistonin në atë kohë dhe nuk dinin nga të pozicionoheshin.

“Dy blloqet e mëdha kishin mospajtime se si do të vepronin me ato toka që do të mbeteshin jashtë perandorisë Osmane”.

Gashi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se diplomacia ruse arriti t’i bashkojë aleatët e saj ballkanik në luftë kundër Perandorisë Osmane në mënyrë që më pas ata të trashëgonin atë që do të lente pas kjo perandori.


“Por, edhe shqiptarët nuk ishin të bashkuar në veprimet e veta në momente kyçe. Disa prej tyre nuk ishin dakord për një shkëputje të plotë nga Perandoria Osmane. Krahu i Isa Boletinit, Idris Seferit etj, ishin që me lirua nga burgu sulltan Abdul Hamitin dhe nuk ishin për shkëputje të plotë nga osmanët. Hasan Prishtina ishte në një pozicion tjetër”.

Gashi tha se luftërat ballkanike e vështirësuan shumë shpalljen e pavarësisë, sepse ato fituan lehtësisht ndaj osmanëve dhe tashmë kishin depërtuar në trojet shqiptare.

“Rrethanat për shpalljen e pavarësisë u komplikuan shumë, sepse ushtritë ballkanike i mundën ushtritë turke në një kohë të shkurtë dhe e penetruan gjithë territorin e banuar me shqiptarë dhe në rrethana të tilla u vështirësua shumë shpallja e pavarësisë.

Historiani thotë se ekzistonte një memorandum ndërkombëtar që pavarësisht luftërave ballkanike kufijtë e Ballkanit nuk do të prekeshin.

“Për këtë arsye Isa Boletini kishte dyshime se a kanë shqiptarët fuqi që të vepronin të vetëm, dhe hezitonte të shkëputej nga osmanët”, tha Gashi.

Sipas Gashit, gabimi i shqiptarëve ishte që pasi u çlirua vilajeti i Kosovës, kryengritësit u kthyen nëpër shtëpitë e veta.

“Ne ndërpremë lëvizjen e armatosur, e cila më vonë mund të na jepte situatë më të favorshme për të shpallur pavarësinë në një territor më të gjerë”.

Historiani thotë se turqit i tradhtuan shqiptarët pasi ata nuk i mbrojtën tokat shqiptare që në atë kohë ishin edhe tokat e tyre.

“Sipas dokumenteve në Ballkan ishin rreth 320 mijë forca turke dhe kishin edhe armët më moderne të kohës, por ata i lëshuan tokat shqiptare”, tha ndër të tjera Ibrahim Gashi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori