LAJMI I FUNDIT:

Gashi inspekton punimet në renovimin e kullës së Azem Galicës

Gashi inspekton punimet në renovimin e kullës së Azem Galicës

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi inspektoi punimet që po bëhen për restaurimin dhe konsolidimin e Kullës së Azem Bejtës, në Galicë të Vushtrrisë, të cilat po bëhen nën koordinimin dhe monitorimin e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë.


Sipas njoftimit për media, ministri në detyrë Gashi vlerësoi punimet që po realizohen në projektin që MKRS-ja po financon në kuadër të revitalizimit të Kullës.


“Ruajtja e monumenteve të rëndësishme historike të Republikës së Kosovës, do të mbetet përkushtimi i imi edhe në të ardhmen. Kulla e Azem Galicës, e ndërtuar në fund të shek. XIX, ishte djegur tri herë. Ajo ishte kullë fortesë dhe qëndrimi i përhershëm i komandantit në të, i dha popullit zemër dhe trimëri të shumëfishtë, me ç ‘rast u ngrit morali luftarak. Në këtë kullë mbaheshin mbledhje dhe kuvende të rëndësishme, u morën vendime historike, andaj kjo kullë u bë pishtar i ndezur i lirisë”, ka thënë ai.

Në njoftim thuhet se në kuadër të projektit restaurues dhe konsolidues është i planifikuar sanimi i mureve të kullës dhe të oborrit, pastrimi dhe rregullimi i konstruksioneve të drurit, rregullimi i oborrit dhe i varrezave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori