LAJMI I FUNDIT:

Gareth Bale ‘kërkon’ t’i rritet paga

Gareth Bale ‘kërkon’ t’i rritet paga

Rinovimi i kontratës së sulmuesit anësor Gareth Bale mund të jetë lajm i mirë për Real Madridin dhe tifozët madrilenë, por jo për disa apo shumë shokë të tij të skuadrës.

E përditshmja spanjolle “Sport” ka bërë të ditur kërkesën e befasishme të uellsianit për sa i përket pagës së tij të re. Ai do plot 17 milionë euro në vit, shifër shumë e lartë! Ky është një nga vitet më të suksesshme të 27-vjeçarit, si me Real Madridin, ashtu edhe me kombëtaren e Uellsit, sepse me klubin fitoi Ligën e Kampionëve dhe në Kampionatin Evropian të Francës “dirigjoi” skuadrën e tij përfaqësuese deri në gjysmëfinale. Bale gjithashtu u përfshi në listën e tre kandidatëve për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit në Evropë”.

Kontrata aktuale e ish-yllit të Tottenham-it në Madrid përfundon në vitin 2019, por ai shpreson ta vazhdojë me një përmirësim të dukshëm të kushteve të saj. Sipas asaj që shkruan “Sport”, shumë nga lojtarët e Rael Madridit janë mërzitur dhe befasuar nga kërkesat e shokut të tyre të skuadrës, sepse mendojnë se performancat e këtij të fundit nuk justifikojnë një rritje të tillë page.


Gazeta thekson se atmosfera në dhomat e zhveshjes ka marrë një lëkundje, porsa është marrë vesh se Bale e sheh veten mbi çdo futbollist tjetër kampion Evrope, me përjashtim të yllit Cristiano Ronaldo, i cili paguhet rreth 20 milionë euro në v

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori