Telegrafi

Gareth Southgate tregon se cila ishte pika e dobët në finale e Anglisë

Gareth Southgate ka thënë se ndihet i shkatërruar pas humbjes së finales nga Spanja, ndërsa tregoi edhe pikë e dobët të tyre në finale të Euro 204.

Anglia u mposht 2-1 në finalen e luajtur në Berlin, ndërsa gjatë gjithë turneut kishte formë të dobët.

“Unë mendoj se Spanja ishte skuadra më e mirë në turne”, ka thënë fillimisht selektori i Tre Luanëve.

Lexo po ashtu Tifozët e Anglisë shpallin fajtor një lojtar për humbjen e finales nga Spanja

“Ne nuk e mbajtëm topin mjaft mirë, por ishim në të deri në dhjetë minutat e fundit”.

“Jam i shkatërruar. Për të gjithë, lojtarët kanë qenë absolutisht të jashtëzakonshëm, unë jam shumë krenar për atë që ata kanë bërë”.

Lexo po ashtu Kujt ia bëri Carvajal me gjeste që të ndalojë së vajtuari, por të luajë?

“Ne kishim pak momentum në lojë në atë pikë. Ne gjithashtu patëm një shans të madh për të barazuar në fund”.

“Ndoshta gjatë 90 minutave, nuk jam i sigurt se bëmë mjaftueshëm”, ka shtuar më tej Southgate. /Telegrafi/