LAJMI I FUNDIT:

Garë vrapimi pesëkilometërshe në Dojran

Garë vrapimi pesëkilometërshe në Dojran

Në bregun e liqenit të Dojranit do të organizohet sot një garë pesëkilometërshe vrapimi nga karvani i aktiviteteve ”Beach Run 2017” që organizohet nga shoqata ”I pari në maje”.

Fillimi i garës është paraparë të bëhet në ora 18:00 nga Dojrani i vjetër, kurse përpos pjesëmarrësve të deritanishëm të garave në Shkup dhe Pretor, për pjesëmarrje mund të paraqiten të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë.

Paraqitja bëhet pëmres kësaj faqe interneti, ose në vendin ku mbahet gara, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pas kësaj gare, radhëne kanë ato në Mavrovë më 23 qershor, dhe finalja e Ohrit, më 30 qershor./Telegrafi/