Garë e madhe mes dy skuadrave nga Manchesteri për Diogo Costan

Ka një garë të madhe mes dy skuadrave nga Manchesteri për shërbimet e portierit Diogo Costa.
Foot Mercato raporton se Manchester City po shton përpjekjet për të nënshkruar me portugezin Diogo Costa, ndërsa ata kërkojnë të përforcojnë pozicionin e portierit përpara sezonit të ardhshëm.
City po kalon nëpër një sezon të vështirë planifikojnë të rinovojnë ekipin për sezonin e ardhshëm.
Një prioritet kyç për klubin është përforcimi i portës, me paraqitjet e fundit të Edersonit që ngrenë dyshime mbi rolin e tij afatgjatë si portieri i parë i klubit.
Costa, aktualisht nën kontratë me Porton deri në vitin 2027, është shfaqur si kandidati kryesor për këtë rol. 25-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh dhe shihet si profili ideal nga hierarkia e Manchester Cityt.
Bisedimet mes klubit anglez dhe përfaqësuesve të lojtarit janë intensifikuar javët e fundit.
Por City nuk do ta ketë aspak të lehtë ta marrin portugezin, pasi edhe rivali i tyre lokal Man Utd e ka prioritet nënshkrimin e tij
Gjithsesi në verë pritet një garë e fortë mes dy skuadrave të Manchesterit për t'i siguruar shërbimet e portugezit. /Telegrafi/

















































