Garancitë 20 vjeçare për ContourGlobal gjatë shfrytëzimit të Termocentralit “Kosova e Re” (Infografikë)
![Garancitë 20 vjeçare për ContourGlobal gjatë shfrytëzimit të Termocentralit “Kosova e Re” (Infografikë)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/09/auto_kosova-e-re1422988925-780x439.jpg)
Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në vazhdën e publikimit të infografikave për TC ‘Kosova e Re’ ngrenë shqetësimin mbi ndikimin e garancive që i ipen kompanisë ContourGlobal gjatë shfrytëzimit 20 vjeçar të Termocentrali ‘Kosova e Re’.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka nënshkruar tetë (8) marrëveshje komerciale me kompaninë ContourGlobal për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’. Këto marrëveshje komerciale parashohin që qeveria të garantojë furnizimin, financimin dhe rreziqet e tregut (duke garantuar blerjen e të gjithë prodhimit dhe një normë fikse të kthimit në investim), që lë vetëm rrezikun e ndërtimit dhe rreziqeve operative me kompaninë private. Përveç këtyre garancive, Qeveria e Republikës së Kosovës garanton edhe për shërbime tjera si furnizimi me thëngjill kualitativ, ujë, si dhe deponim të hirit dhe gipsit. Më poshtë mund të gjeni një përmbledhje të karakteristikave të garancive për furnizim nga Qeveria e Kosovës për ContourGlobal:
Marrëveshja për furnizim me thëngjill: Qeveria i garanton thëngjillin më efikas për një çmim më të ulët, duke ua lënë konkurrentëve linjitin më pak efikas për një çmim më të lartë. Sipas raportit të KEK-ut për Gjendjen Mjedisore, analizat e thëngjillit të shfrytëzuar nga TC Kosova A dhe B tregojnë se vlera kalorike e thëngjillit në pesë (5) vitet e fundit ka qenë mesatarisht 7.580 GJ/t. Nën marrëveshjen për furnizim me thëngjill, parashihet që KEK t’ia shesë thëngjillin TC Kosova e Re me vlerë kalorike shumë më të lartë sesa thëngjilli që është shfrytëzuar deri më sot. Pra, ContourGlobal do të pranojë të blejë thëngjill i cili si vlerë kalorike ka një numër i cili bie në brezin e 8.000 – 9.500 GJ/t.
Marrëveshja për furnizim me ujë: Furnizimi me ujë i një termocentrali nevojitet për kullat ftohëse, desulfurizim, sasi plotësuese për ciklin avull‐ujë, rigjenerim përcjellës të përgatitjes kimike të ujit, ujë sanitar, trajtim të ujërave të zeza dhe përdorim për lagështimin e hirit. Në vitin 2018, kërkesa e TC Kosova A dhe B për ujë ka qenë afërsisht 7.50 milionë m3/vit (për termocentral). Mesatarisht, vlerësohet se TC ‘Kosova e Re’ do të ketë nevojë për 7.80 milionë m3/vit ku furnizues do të jetë hidrosistemi i Ibër-Lepencit.
Marrëveshja për hedhjen e hirit dhe gipsit: Hiri i cili do të prodhohet nga procesi i djegies, do të mblidhet dhe të ftohet në sistemin e ftohjes së hirit. Hiri fundërrues do të transportohet në deponi me anë të sistemit transportues të shiritave të mbyllur dhe në rast të operimit emergjent ose kur hiri përdoret për qëllime komerciale mund të transportohet me kamion. Në vitin 2018, rreth 620,000 t/vit (hi) janë deponuar si rezultat i procesit të djegies së thëngjillit nga TC Kosova B. Aktualisht, TC Kosova A dhe B nuk kanë mundësi teknike të zhvillojnë procesin e desulfurizimit për të prodhuar gips kështu që të dhënat paraqiten vetëm për hi. Megjithatë, Qeveria e Kosovës ka marrë për barrë që të garantojë edhe trajtimin e hirit dhe gipsit. Mesatarisht, vlerësohet se për TC ‘Kosova e Re’ do të duhet të deponohen plotë 900,000 t/vit (hi) dhe 104,000 t/vit (gjips).
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin rreth zgjerimit të deficitit të llogarisë rrjedhëse gjatë ndërtimit të TC ‘Kosova e Re’ dhe mundësisë së rritjes së ndjeshme të borxhit publik pasi që Qeveria e Kosovës mbart përgjegjësinë e alokimit të rrezikut nga ky investim i madh vlera e të cilit përbën 20% të BPV-së (€1.3 miliardë). Sipas klauzolës së investimeve, Kosova është e përjashtuar nga rregulli fiskal i 2% të BPV-së përderisa borxhi i përgjithshëm publik mbetet nën 30%. Garancitë në këto kontrata komerciale priten të rrisin borxhin publik të Kosovës për rreth 5-6% të BPV-së, nga 20% që është aktualisht. Në total, këto garanci e sjellin borxhin publik (25-26%) afër tavanit të lejuar (i cili është 30%).
Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të Kosovës nga kontrata për ndërtimin e këtij termocentrali. Ky projekt do të falimentojë Kosovën ekonomikisht, do të pamundësojë liberalizimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike, si dhe paraqet një goditje vendimtare të mjedisit, shëndetit dhe të drejtave të njeriut. Duke ndërprerë këtë projekt të dëmshëm, Kosova ka mundësinë të ndërtojë të ardhme evropiane përmes tranzicionit të energjisë drejt burimeve të ripërtërishme, efiçiencës së energjisë dhe një tregu të integruar e liberal në funksion të përballueshmërisë së çmimeve dhe mbrojtjes së konsumatorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/04020000-0aff-0242-7902-08daa61681ff_w1597_n_r1_st_s-e1739549678758-780x439.jpg)
Disa biznese fitues të pakontestueshëm nga zgjedhjet
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim