LAJMI I FUNDIT:

“Gara” që përfundoi me tre të vdekur, një muaj paraburgim ndaj dy shoferëve

“Gara” që përfundoi me tre të vdekur, një muaj paraburgim ndaj dy shoferëve

Caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Rrezikimi i trafikut publik.

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurve A.S., dhe I.H., për shkak të dyshimit zë bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Rrezikimi i trafikut publik që ka  rezultuar me vdekjen e një apo më shumë personave.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase.


Aksident i rëndë në Prizren, tre të vdekur dhe tre të lënduar
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në Prizren, tre të vdekur dhe tre të lënduar

Ngjarja, e cila ndodhi më 16 dhjetor në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku dyshohet të ketë përfunduar me një garë të paligjshme automobilistikë midis të pandehurve, të cilët udhëtonin paralelisht me shpejtësi shumë të madhe.

Pas një humbje kontrolli nga i pandehuri A.S., automjeti i tij goditi një makinë që ishte në anë të rrugës, duke shkaktuar vdekjen e tre këmbësorëve dhe lëndimin e tre personave të tjerë.

Sa mund të dënohen të arrestuarit për garën në Autostradën 'Ibrahim Rugova'?
Lexo po ashtu Sa mund të dënohen të arrestuarit për garën në Autostradën 'Ibrahim Rugova'?

Sipas gjykatës në masën e paraburgimit është marrë parasysh nevoja për të vazhduar me hetimet pa pengesa, duke pasur në konsideratë rrezikun e ndërhyrjes në dëshmi ose ndikimit tek të pandehurit e tjerë.

Gjithashtu është vlerësuar se rëndësia e veprës penale dhe pasojat e rënda që janë shkaktuar nga sjelljet e tyre justifikojnë këtë masë si të arsyeshme dhe të domosdoshme për të siguruar zbatimin e ligjit dhe ardhjen e të pandehurve para drejtësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori