Është ashpërsuar tej mase fjalori i kandidatëve për kryetar të Drenasit dhe i përkrahësve të tyre, të cilët kanë intensifikuar fushatën nëpër fshatrat e komunës së Drenasit. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deputetë dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së, duke përfshirë edhe deputetin Shaip Muja, i cili është kthyer në PDK, gati për çdo natë shkojnë odë me odë në fshatra të Drenasit në përkrahje të Ramiz Lladrovcit.
Ata kanë qenë edhe në Tërstenik, në fshatin e kandidatit tjetër të PDK-së, Naim Bazaj, por që ka kandiduar si i pavarur për të kërkuar vota për Lladrovcin, i cili dje është tërhequr nga gara për kryetar, shkruan “Zëri”.
Në një nga këto takime deputeti i PDK-së, Shaip Muja, e ka quajtur gjithashtu kandidatin e PDK-së, por që garon si i pavarur, Xhavit Drenorin kryetar të “sallatave”.
Por Drenori ia ka kthyer menjëherë Mujës, duke i dërguar “selamin” se po qe se bëhet kryetar i Drenasit një hotel që ka ndërtuar në tokën komunale në Drenas do ta dërgojë në gjykatë. Në “selamin” e tij, që Drenori ia ka dërguar Mujës, ka thënë se atij dhe të gjithë atyre që kanë për mision ruajtjen e bizneseve të pista “pushka top iu bëftë”.
“Doki, unë si kryetar i ‘sallatave’, siç po më quan ti nëpër oda të Drenasit, me kismet nga pozicioni i kryetarit këtë objektin që ke ndërtuar në tokë të Komunës, në janar të vitit 2017 do ta përcjelli në gjykatë, sado që më kishe bërë presion të madh që mos të merrem me të. Ty, doktor Shaip Muja edhe shokëve tu, që keni për mision ruajtjen e bizneseve të pista në prona komunale në Drenas, nën logo të PDK-së ‘pushka top ju baftë’ se nuk keni mundur dhe nuk do të mund të më ndalni kurrë në luftën time të pakompromis të lirimit të pronës komunale nga individë, përfitues të partisë”, është përgjigjur Drenori. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë