Instituti i Studimeve të Avancuara GAP ka prezantuar sot raportin hulumtues “Përgatitja profesionale për tregun e punës, analiza e sektorit privat të shërbimeve”, ku nga anketa e realizuar me biznese në industrinë e shërbimeve, është treguar për vështirësitë e gjetjes së punëtorëve të kualifikuar.
Hulumtuesja në Institutin GAP, Nora Jusufi, ka thënë se të gjeturat e këtij hulumtimi vërtetojnë mungesën e aftësive profesionale në industrinë e shërbimeve të sektorit privat.
“Hulumtimi përfshinë 28 biznese, aktivitetet veprimtaritë biznesore të tyre përfshijnë qendra të thirrjeve, të përkthimit, interpretimit, dizajnit,hulumtimit të tregut realizimit të sondazheve, arkitekturë, marketing, këshillim të bizneseve, kontabilitet. Sa i përket madhësisë së bizneseve 52% e mostrës janë mikro ndërmarrje, 41% janë ndërmarrje të vogla, 3% ndërmarrje të mesme dhe 4% ndërmarrje të mëdha. Hulumtimi përfshinë edhe një pasqyrë të detajuar të Arsimit Profesional në nivel të shkollave të mesme dhe të larta në Kosovë, duke u fokusuar në ato shkolla të cilat janë nën menaxhimin e Agjencionit për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur”, tha ajo.
Menduhije Krelani nga Agjencioni për Arsim dhe Aftësim Profesional për të Rritur (AAAPARr) u shpreh se shumica e të diplomuarve nga qendrat e kompetencës të menaxhuara nga ky institut
“Investimi në Arsimin Profesional dhe në arsim për të rritur është investim direkt në ekonominë e vendit për arsye se është një lloj motori i furnizimit me profesionist të mesëm për tregun e punës. Mirëpo ne për të arritur këtë duhet të krijojmë kuadro konform kërkesave të tregut të punës, jo të kemi kuadro që ndoshta e kryejnë shkollën e mesme dhe mbesin në shtëpi, kjo nuk është zgjidhja, por çdoherë duhet të kemi një bashkëpunim me tregun e punës çka ata kërkojnë, cilat profile janë të rëndësishme, mirëpo në këtë aspekt ne e kemi bërë një hulumtim ku 70% janë të punësuar, prej tyre 40% janë me profilet e tyre përkatëse, 30 ndoshta kamerier siç po ndodh në Kosovë”, tregoi ajo.
Ndërkohë që udhëheqësja në departamentin e burimeve njerëzore në kompaninë “Baruti”, Fikrete Asllani u shpreh se është i rëndësishëm informimi i detajuar për zhvillimin e aftësive personale.
“Kemi për momentin 300 të punësuar, sikurse çdo kompani edhe kompania Baruti ka shumë vështirësi sa i përket plotësimit të kërkesave të anës së klientit. Diçka duhet me dallu kompanitë vendore, edhe kompania Baruti eksporton shërbim për kompanitë në Zvicër Gjermani dhe Austri”, deklaroi ajo.
Ky hulumtim rekomandon koordinim më të mirë të kurrikulumeve, me kërkesat e tregut të punës përfshirë sektorin privat në procesin e hartimit të politikave të edukimit, koordinim të procesit të punës së institucioneve të arsimit dhe punësimit, ri-trajnimin e mësimdhënësve për fushat e nevojshme dhe zhvillimin e aftësive të kërkuara nga kompanitë që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Banka Botërore: Kosova do të ketë rritjen më të madhe të GDP në rajon, gjatë viteve 2024 dhe 2025

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare