Arsenali ka zhvilluar ndeshjen e tretë miqësore në fazën përgatitore për sezonin e ri.
Londinezët kanë marrë një tjetër fitore, kësaj radhe në tokën amerikan përballë Evertonit me rezultat të pastër 2-0.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin M&T Bank në praninë e mbi 60 mijë tifozëve ku Topçinjtë ishin më të mirë në fushë.
Ka qenë një ndeshje ku transferimi i ri i Arsenalit, Gabriel Jesus ka vazhduar shkëlqimin.
Ylli brazilian e zhbllokoi rezultatin kur në minutën e 33-të shënoi për epërsinë 1-0 pas një asistimi nga Cederic Soares.
Vetëm tre minuta më vonë, Gabriel Jesus dha një asistim fantastik për Bukayo Sakan i cili shënoi për 2-0.
Deri në fund të ndeshjes, dy trajnerët Mikel Arteta i Arsenalit dhe Frank Lampard i Evertonit iu dhanë hapësira të gjithë futbollistëve të grumbulluar. /Telegrafi/