LAJMI I FUNDIT:

Gabimet që i bëni, gjatë të bërit dush

Gabimet që i bëni, gjatë të bërit dush
Woman showering

Nuk ka asgjë që ju gjallëron më shumë se sa një dush i nxehtë në mëngjes. Por shumica prej nesh, bëjmë gabime të thjeshta të cilat mund të na kushtojnë me shëndetin tonë, paralajmërojnë ekspertët.

Për shembull, përderisa të bërit dush çdo ditë na bën të kemi aromë të freskët trupore, ne e prishim habitatin e baktereve natyrale në trupin tonë të cilat i prodhojnë yndyrat e nevojshme për lëkurë.

Dushi i përditshëm
Shumica prej nesh, nuk largohen nga shtëpia pa bërë dush. Mirëpo një studim i Universitetit të Kalifornisë, thotë se të larit aq shpesh mund të jetë i dëmshëm për trupin për shkak se i mbanë larg bakteret e mira të cilat trupi i përdorë për t’i luftuar infeksionet.


106441068

Dushi i gjatë
Një dermatologe e quajtur Anjali Mahto, thotë se nuk është mirë për lëkurën që të rrini shumë gjatë në ujë të nxehtë për shkak se lëkura më pas thahet.

Përdorimi i sapunit
Ekspertët e dermatologjisë, thonë se jo në çdo vend të trupit duhet të përdoret sapuni sepse kjo e shkatërron sistemin tuaj imunitar. Duart dhe këmbët, nuk kanë nevojë të pastrohen me shumë sapun sepse janë pjesët e trupit, ku lëkura është shumë e thatë.

Përdorimi i rrjetave për fërkim
Këto lloj rrjetash që i përdorni për tu fërkuar gjatë dushit, janë habitat i përkryer për bakteret. Kjo për shkak se gjatë fërkimit ato heqin copa lëkure nga trupi ynë dhe kështu bëhen të mbushura me baktere. Mundohuni të mos i përdorni.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori