Prindërit e përgjegjshëm bëjnë çmos për ta rritur një fëmijë të lumtur dhe të suksesshëm, por ndonjëherë dështojnë.
Gabimet nga ana e prindërve mund të shkaktojnë që fëmijët të fillojnë t’i analizojnë ngjarjet që ndodhin përreth dhe ta krijojnë një këndvështrim të botës që ka ndikim në të ardhmen e tyre, transmeton Telegrafi.
Duke marrë parasysh këtë, Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej momenteve negative që duhet t’i shmangni, pasi që ndikojnë në jetën e fëmijëve.
Kur nuk ia shfaqni fëmijës dashurinë që keni për të
Për një qenie të vogël njerëzore, nëna dhe babai janë dy njerëzit më të rëndësishëm në të gjithë botën. Por, çfarë ndodh kur fëmija nuk e ndjenë dashurinë e prindërve?
– Fillojnë të kenë probleme me vetëbesim dhe nuk e duan veten. Si rezultat, disa edhe mund të provojnë ta ndryshojnë veten me ndihmën e ndërhyrjeve kirurgjike kur të rriten.
– Disa tjerë, përpiqen që të gjithë dashurinë t’ua dhurojnë fëmijëve të tyre dhe kujdesin e shndërrojnë në kontroll total, rrjedhimisht fëmijët ndihen të palumtur.
Kur përpiqeni të kontrolloni gjithçka
Përse prindërit duhet të ndërtojnë një lidhje me fëmijët e tyre pa kontroll konstant? Prindërit ndonjëherë harrojnë se fëmijët duhet të rriten dhe vazhdojnë të bëjnë çdo gjë për ta. Këta fëmijë nuk rriten emocionalisht dhe më pas kanë probleme me lidhjet e tyre.
Ata vazhdojnë të mendojnë se e tërë bota sillet rreth tyre. Ata gjithashtu janë të paaftë të ndërtojnë lidhje të shëndetshme, pasi që nuk mund të marrin vendime dhe mendojnë vetëm për vetveten, e kjo padyshim se shpie në konflikt.
Nuk e fuqizoni fëmijën të merr vet vendime
Kur prindërit marrin vendime për fëmijët e tyre, ata nuk janë duke i lejuar fëmijët të jenët ë pavarur. Çdo fëmijë duhet ta ketë të drejtën të merr një vendim (me mbështetje dhe në përputhje me moshën që ka).
Paaftësia për të marr vendime i bën njerëzit të paaftë për t’i zgjidhur problemet, dhe gjithmonë do të kenë nevojë për ndihmën e dikujt tjetër.
E kërkoni të pamundurën nga ta
Fëmijët u besojnë të rriturve, e posaçërisht prindërve, andaj edhe përpiqen të bëjnë çmos për ta arritur atë që u kanë thënë prindërit. Nëse dështojnë, ata fillojnë të mendojnë se janë humbës dhe nuk e meritojnë dashurinë.
Është pothuajse e pamundur të jetohet me këtë lloj personi. Lloji i këtij personi gjithmonë fokusohet në sukses sepse nëse dështon, ndihet i palumtur dhe në depresion. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Urthi, një nga problemet më të zakonshme gjatë shtatzënisë: Ç'duhet të bëni për ta parandaluar
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi