Ministrat e Jashtëm të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të arrijnë marrëveshje për normalizimin e raporteve.
“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesa të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën, dhe të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme, që do t’u lejonte të realizonin perspektivat e tyre respektive evropiane, që do të kontribuonte në stabilitetin rajonal dhe të ishte në dobi të të gjithë qytetarëve të rajonit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të G7-s pas mbledhjes treditore në Gjermani, transmeton REL.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ka nisur më 2011 dhe ky proces mëton që në fund të përfundojë me një marrëveshje. Kosova kërkon që procesi të përfshijë njohjen reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një kompromis.
G7 ka mirëpritur vendimin e Kosovës për të vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, dhe i ka bërë thirrje edhe Serbisë që të bëjë të njëjtën gjë.
Serbia është i vetmi shtet në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka ndjekur shembullin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara, për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Beogradi ka thënë se mbështet sovranitetin e Ukrainës, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.
G7 – ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia – po ashtu thanë se mbështesin perspektivën evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit, duke theksuar se mbështesin fuqishëm nisjen e negociatave për anëtarësim midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë.
“U bëjmë thirrje vendeve të rajonit që të avancojnë reformat e brendshme, veçanërisht për sundimin e ligjit, për të zgjeruar hapësirën e politikës së brendshme, për të përmirësuar mjedisin për shoqëri civile dhe media të pavarura, për të vazhduar përpjekjet e tyre për parandalimin e radikalizmit dhe dhunës, të mbështesin pajtimin dhe të luftojnë kundër dezinformimit të gjenocidit si dhe glorifikimit të krimeve të luftës dhe kriminelëve të dënuar të luftës”, u tha në deklaratë.
Ministrat e G7-s po ashtu thanë se mbështesin bashkëpunimin rajonal dhe tranzicionin energjetik në Ballkanin Perëndimor, “veçmas të tregut të përbashkët rajonal dhe të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor ë kuadër të kornizës së Procesit të Berlinit”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa