I inspiruar nga Mercedes G-Class i vjetër, ky model rrënjët teknologjike i ka në shekullin e kaluar, por të njëjtën kohë ofron nivel të lartë të funksionalitetit.

Vetura multifunksionale nga India është 5.120 mm i gjatë dhe ka katër radhë të ulëseve, që do të thotë se mund të udhëtojnë deri në 10 pasagjerë me një konfiguracion prej 2+3+2+3, transmeton Telegrafi.


2 25

Natyrisht me ulëset e ngritura, nuk duhet të llogarisni në bagazh. Nëse mendoni se mungon diçka në këtë model brenda të cilit mund të futet një ekip futbolli, ekzistojnë edhe versione tjera.

3 10

Për shembull, Trax Cruiser mund të akomodojë deri në 13 persona. Kur bëhet fjalë për dizajnin dhe pjesën e jashtme, Citiline është gjigant që tregon se megjithatë nuk është një G-Class.

4 11

Me të hyrë në veturë, në veçanti në ulëset e pasme të radhës së katër, mund të thuhet se është shumë sfiduese.

5 4

Lajmi i mirë është se radha e dytë e ulëseve mund të paloset, kurse në të treten parashihet një korridor i ngushtë përmes të cilit mund të futen pasagjerët.

6 3

Brenda veturës nuk ka pajisje edhe aq moderne, por vlen të theksohet se ka sistem të ajrit të kondicionuar Nën kapak ka motorin e Mercedesit me 2.6 litra me naftë që prodhon 91 kuaj-fuqi.

7 3

Ka ndërrues manual me pesë shpejtësi, e çmimi startues për një veturë të tillë në Indi kushton 18.500 dollarë. /Telegrafi/