LAJMI I FUNDIT:

Futbollisti pejan largohet nga Istogu

Futbollisti pejan largohet nga Istogu

Aventura e Egzon Gashit me Istogun mbyllet pas vetëm gjashtë muajsh. Sulmuesi pejan dhe klubi i ‘Troftave’ kanë shkëputur marrëveshjen para kohe.

Lajmin e ka konfirmuar Gashi, i cili tani pret ofertat.

“Kam pasur kontratë deri në qershor, por për shkak të disa mosmarrëveshjeve kemi vendosur që ta ndërprejmë bashkëpunimin”, deklaroi Gashi për GazetaOlle.com.

Ai më herët ka luajtur me Besën e Feronikelin, kurse një kohë të shkurtër ishte tek Teuta e Durrësit para se të vinte në Istog.