Shumë yje të mëdha të futbollit, kanë ‘ndezur’ në moshë më të vonshme.
Jo të gjithë futbollistët kanë lulëzuar në karrierën e tyre, sa ishin të rinj në moshë.
Kjo pasi, disa emra të mëdhenj, që kanë lënë gjurmë në futbollin botëror, duke fituar titujt më të rëndësishëm kanë ‘ndezur’ në një moshë të vonshme.
Të tillë janë mbrojtësit italian, Fabio Grosso e Marco Materazzi, të cilët kanë fituar kupën e botës me Italinë, teksa karriera e tyre lulëzoi në moshën 29-të respektivisht 28-vjeçare.
Futbollistë të tjerë që arritën shumë në futbollin botëror, por që nuk ‘ndezën’ si të rinj edhe pse fituan kampionate shtetërore, Kupën e Botës e Ligën e Kampionëve janë edhe Antonio Di Natale, Luca Toni, Ian Wright, Miroslav Klose e Didier Drogba. /Telegrafi/