Prishtina po kalon në formë të dobët në fillim të sezonit dhe momentalisht është në pozitën e parafundit në tabelën e Superligës së Kosovës. Sipas Kastratit, kjo po vjen si pasojë që “lojtarët e klubit nuk po e respektojnë fanellën e klubit”.

Në një postim të tij në Facebook, ai ka kritikuar edhe tifozët që nuk po vijnë në numër të madh për ta përcjellë ekipin e tyre të zemrës.


“Plisa, shumica po duket se nuk e dini as çka po ndodhë me rezultatet e klubit të futbollit Prishtina, sepse nuk po vini. Por një pjesë e mirë e Plisave çdo vikend po jetojnë dhe po shqyejnë fytin duke përkrahur Prishtinën në ditët më të dobëta të saj në histori. Jemi në vendin e parafundit momentalisht në tabelë. Deri në ndeshjen e fundit kemi qenë bashkë me lojtarët edhe kur kanë humbur shumicën e ndeshjeve janë duartrokitur, por në ndeshjen e fundit i kemi ngritur duart nga ta, pasi që nuk po e shohim se ata po e shikojnë fanellën njëjtë sikurse ne. Nuk po e respektojnë fanellën e klubit më të madh në shqiptari, Prishtinës”, ka shkruar Kastrati duke shtuar edhe ftesën për tifozët në derbin e ardhshëm ndaj Dritës së Gjilanit, raporton koha.net.

“Lojtarët le t’i thërrasin të gjithë familjarët e Plisat po ashtu. Nuk ka arsyetim për askënd. Të gjithë do të jemi në lindje. Lindja duhet të jetë e mbushur, për Prishtinën. Nëse nuk jemi këtë ndeshje, atëherë mos gënjeni se e doni këtë klub. Duam fitore edhe nëse për këtë duhet të vdisni duke vrapuar në fushë”, ka qenë mesazhi i Kastratit për lojtarët e klubit.

Prishtina takohet me Dritën të mërkurën në kuadër të xhiros së tetë në Superligë. Pas shtatë xhirosh, klubi kryeqytetas ka vetëm shtatë pikë të tubuara.
 

telegrafi sport app