Futbolli spanjoll në 2013: Neymar, Valdes dhe dy Diegot

Heroi
Diego Costa. Secili tifoz i Atleticos që u frikësua për të ardhmen e klubit pas largimit të Radamel Falcaos, u relaksua shpejt kur Costa kaloi në një rol qendror. Braziliani, i cili pranoi të veshë fanellën e Spanjës së fundi, ka qenë ylli i pjesës së parë të sezonit në La Liga, duke kryesuar listën e golashënuesve me 19 gola deri tash.
Problematiku
Victor Valdes. Askush nuk priti që Valdes të tregohet kaq “kokëfortë”. Portieri i Barcelonës vendosi të mos e vazhdojë karrierën e tij në Camp Nou përtej këtij sezoni. Kjo ishte e drejta e tij, edhe pse ai u kritikua nga tifozët dhe mediat. Por, të gjithë disi janë qetësuar dhe kanë pranuar vendimin e tij, por edhe profesionalizmin që ai ka vazhduar të tregojë në sezonin e fundit të tij me klubin.
Goli më i mirë
Alexis Sanchez kundër Real Madridit. Me gjithë botën që po e përcillte ndeshjen derbi të muajit tetor në Camp Nou, ai ekzekutoi një goditje të përkryer nga afro 20 metra, duke e dërguar topin përtej shpinës së Diego Lopez.
Ndeshja më e madhe
Real Sociedad – Valencia (4-2). Ishte një betejë për vendin e katërt, një përfundim klasik i sezonit. Të dyja skuadrat sulmonit, të dyja luanin futboll të mahnitshëm. Skuadra baske fitoi. Ata merituan të përfundojnë në pozitën e katërt.
Citati më i mirë
“U thashë atyre se Madridi kishte frikë U thash se ndjej sikur një gol po vjen. U ndjeva kështu. Ata duhej të vazhdonin presionin. Ua përsërita dhjetë herë se ishin ekipi më i mirë. Ata duhej të besonin në mua dhe reaguan në moment i cili bëri qimet që çohen lartë në qafën time”, ka thënë Diego Simeone në fund të 90 minutave të finales së Kupës së Mbretit në Bernabeu. Ai pati të drejtë dhe Atletico e fitoi trofeun.
Parashikimi për vitin 2014
Fatkeqësisht, Atletico Madridi nuk do ta fitojë ligën as këtë sezon. Të gjithë ata që janë lodhur nga dominimi i dyshes spanjolle, Barcelona dhe Real Madridi, mund të jenë të emocionuar me sukseset që po tregon së fundi skuadra e Diego Simeone, dallimi mes tyre është tmerrësisht i madh.
Dëshira e Vitit
“Të kaloj një sezon pa lëndime”, ishte dëshira e Lionel Messi për vitin 201. Dhe, jo vetëm e Messi, por kjo është një dëshirë për të gjithë admiruesit e futbollit, të cilëve patjetër se u ka munguar ai gjatë vitit që sapo kaloi. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe të gjithë duam ta shohim magjinë e tij në top edhe në finalet e Kupës Botërore verën e ardhshme.
/Telegrafi/



























































