Sot në darkë luhet ndeshja finale e Kampionatit Evropian të Futbollit midis Francës e Portugalisë dhe ne, shqiptarët, si të gjithë evropianët, do të ngulemi para ekraneve të vogla të televizorëve ose para ekraneve gjigante të fan zone-ave për të bërë tifo, disa për Francën dhe disa për Portugalinë. Përqendrim, pritje, ankth, luhatje të theksuara emocionale… Cigare, birrë, baste, debate të zjarrta…
Klithma, ulërima, ofshama, të shara… Gëzim e hidhërim… Shpresë dhe zhgënjim. Gjithsesi, duke kaluar kështu nga një gjendje shpirtërore në tjetrën, harrojmë… Harrojmë hallet e përditshme… Harrojmë gati gjithçka, madje edhe vetveten. Në këto rrethana të pazakonta, jam i sigurt që po të ketë një ndërprerje furnizimi me energji të mbarë atdheut tonë të dashur kapitalist dhe tmerrësisht demokratik sonte nga ora 21:00 deri në orën 24:00, dhe sikur të nesërmen të kishte zgjedhje vendore a kuvendore, kandidatët e shumicës parlamentare do të rrezikonin të gjendeshin para surprizash fort të pakëndshme.
Sidoqoftë, nuk dua aspak të luaj rolin e Kasandrës dhe jam i bindur me 99,99 për qind se nuk do të ketë një ndërprerje të tillë, prandaj le ta shijojmë ndeshjen Francë-Portugali duke harruar, po e përsëris, gjithçka, deri edhe vetveten. Rrjedhimisht, duke harruar edhe një kampionat tjetër, kombëtar ky, por jo në stadiumet tona. Për cilin kampionat e kam fjalën dhe penën? Oh, e shoh që e paskeni harruar!
E kam fjalën për kampionatin e… Ah, në mos vriteni, të paktën plagoseni paksa mendjen, të dashur bashkatdhetarë! Që të mos e shpërdoroj durimin tuaj të tendosur, po e them që në krye të herës: E kam fjalën, pra, për Reformën në Drejtësinë tonë fatkeqe, mjerane e të gjorë, që është kthyer jo në stadium, por në arenë gladiatorësh ku po ndeshen dy ekipe të vendosura deri në fund për të korrur një fitore përfundimisht përfundimtare.
Në krye të njërit, Rama e Meta, emblemë dykrenore e së majtës shqiptare, të dy trajnerë e njëherazi lojtarë të pazëvendësueshëm, që merren vesh për mrekulli me njëri-tjetrin (ndonëse i pari ka qenë dikur basketbollist dhe tjetri peshëngritës); në krye të ekipit tjetër, Berisha e Basha, figura ballore të së djathtës shqiptare, i pari trajner e i dyti lojtar dhe, me gjasë, trajner i ardhshëm, të cilët, gjithashtu, merren shumë mirë vesh me njëri-tjetrin (ndonëse nuk kanë qenë ndonjëherë as basketbollistë e as peshëngritës).
Edhe në rastin e “kampionatit” shqiptar të Reformës në Drejtësi, arbitrat ose, më shqip, gjyqtarët, janë të huaj: nga Uashingtoni (kryesori) dhe nga Brukseli e Venecia (anësorët), dhe, deri tani, u kanë nxjerrë vetëm disa kartonë të verdhë dy ekipeve tona, çka i lë shtegun hapur edhe ndonjë njëmbëdhjetëmetërshi apo, akoma më keq, ndonjë kartoni të kuq në të dy krahët.
Sonte mbaron Kampionati Evropian i Futbollit, atë do ta fitojë Franca ose Portugalia, pra, vetëm një ekip, kurse “kampionati” shqiptar i Reformës në Drejtësi do të zgjasë më shumë, sepse dy ekipet tona, e majta në pushtet dhe e djathta në opozitë, duan që të shpallen kampionë që të dyja njëkohësisht një herë e përgjithmonë! Ha, ha, ha!
Sa të paparë që janë! Gjithsesi, unë do të bëj çmos që, pas finales së sotme, të organizohet një takim midis Didier Deschamps-it me Antoine Griezmann-in dhe Fernando Santos-it me Cristiano Ronaldo-n, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, Ramës e Metës dhe Berishës e Bashës, me qëllim që të dyja palët tona të binden për ta lënë të përfundojë në barazim ndeshjen e Reformës në Drejtësi në mënyrë që spektatorët, pra, tërë shqiptarët, të kënaqen sadopak, ndryshe do të kemi nevojë, në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike, për trajnerë e lojtarë të huaj me synim që rezultatet e ndeshjeve tona në “kampionatin” e mundimshëm të drejtësisë të mos falsifikohen sistematikisht në kurriz të popullit tonë qengj të urtë që nuk po pi asnjë nënë, jetimi i gjorë i kopesë së hallakatur midis barinjve të tij të sotëm, të cilët po ia qethin dhe, së shpejti, do t’ia rruajnë leshin mbi shpinë e nën bark deri në qimen e fundit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Truku që përdorë kamerierja spanjolle për të marrë bakshish më të madh
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një mega-projekt në tavolinë nga gjiganti botëror
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit