LAJMI I FUNDIT:

Fustani i mbrëmjes i princeshës Diana është shitur për një shumë rekorde

Fustani i mbrëmjes i princeshës Diana është shitur për një shumë rekorde
(Foto: PA/Getty)

Fustani i veshur nga Princesha Diana në vitin 1985 është shitur në ankand për një çmim total prej 1.1 milion dollarë, që është 11 herë më i lartë se shuma e parashikuar.

Fustani i mbrëmjes u shit në Julien’s Auctions në Hollywood për saktësisht 1.148.080 dollarë (1.051.188 euro), duke thyer një rekord të ri si fustani më i shtrenjtë i shitur në ankand, i veshur nga princesha Diana.

Ishte parashikuar se fustan do të shitej për 100.000 dollarë – njofton The Guardian.


(Foto: Getty Images)

Ky fustan i shkurtër përmban pjesën e sipërme prej kadifeje me detaje të qëndisura dhe jastëkë shpatullash. Pjesa e poshtme përbëhet nga një fund i kaltër, një hark dhe një rrip që janë bërë nga organza.

Kim Kardashian blen varësen në formë kryqi të Princeshës Diana për 180 mijë euro
Lexo po ashtu Kim Kardashian blen varësen në formë kryqi të Princeshës Diana për 180 mijë euro

Diana e veshi fustanin në një darkë të organizuar nga kryetari i bashkisë së Firences në prill të vitit 1985 dhe përsëri në Orkestrën Simfonike të Vankuverit në vitin 1986. /Telegrafi/