Aktorja e jashtëzakonshme australiane, Margot Robbie ka shkëlqyer edhe një herë.

Bukuroshaj bjonde është rikthyer në Australi, gjegjësisht në vendlindjen e saj, ku në Sidney promovoi filmin e ri.


robbie 1

"I, Tonya" është filmi i ri i cili pati premierën dhe ku Robbie rrëmbeu suksesshëm vëmendjen në tapetin e kuq.

Aktorja australiane sfidoi edhe orarin e ngjeshur, ku përkundër kohës së shkurtër për të pushuar, ajo u shfaq me një fustan të bardhë të hapur, duke treguar guxim.

robbie 4

Margot Robbie konsiderohet prej yjeve më atraktive të skenës së filmit,

Bukuroshja bjonde gjithnjë rrëmben vëmendjen në paraqitjet e saj dhe nuk ishte ndryshe as në Australi.

robbie 5

Robbie është 27 vjeçare e martuar me Tom Ackerley nga viti 2016, kurse është shpallur në vitin 2017 si një nga 100 personat më me ndikim nga Time. /Telegrafi/

robbie 3