Qytetarët tonë të shkapërderdhur nëpër trojet tona virtuale anembanë globit do të përplasen papritmas për titullin e kolumnes time, qysh me kafen e parë të mëngjesit. Qysh në leximin e parë emocionet do të jenë të përziera. E, ata do të reagojnë varësisht prej vendit të origjinës dhe sidomos ëndrrave me të cilat gjyshet ua mbushën kokën e vogël. Derisa ishin fëmijë. Se, kush ëndërron sot, me këtë zhurmë paraurbane, do të thoni ju! Ani me këtë rrjet social që lidh shoqërinë virtuale ku është e ku nuk është! Me këtë gjumë të parehatshëm, me gjithë shtretërit terapeutikë, që na ftojnë të shtrihemi sa më parë dhe të… e për çka nuk ftojnë!
Kështu, në Tiranë, në përballje me titullin tim, do të qelin sytë me idenë se kosovarët kurrë nuk e mësuan standardin gjuhësor dhe gjithnjë e gabojnë këtë të uruar “e” pa zë dhe do të përhumben nëpër fushat e pafund me lule në Holandë, ku hektarë të tërë të mbjella me lule, prekin kufijtë e bukurisë të cilën mund të e krijojë dora e njeriut. E Zoti po! Ai mundet edhe më tej me e përsosë bukurinë!
Ndërkohë, në Prishtinë mbase do të ëndërrojnë për fushate me lule të Shqipërisë dhe do të ëndërrojë me sy qelë duke kujtuar eksodin, duke kujtuar edhe vargjet e poetit të madh! Edhe ato të këngëtarit të arratisur! “Ah, moj Shqipni, e mos thuaj mbarova”, do të këndojë në kujtesën tonë Dervish Shaqa, e Naimi i madh do të recitojë për “Fushat e gjëra me lule…” që i kishte ndërmend dit e natë!
E “Vetëvendosje” do të thotë se “Kosova është Shqipëri”! Kosovën do e bëjmë fushatë me lule dhe do e bëjmë… Shqipëri! I fundit që e klithi këtë slogan në Tiranë u arrestua nga policia shqiptare! Patrioti i pafat klithi “Kosova është Shqipëri” dhe përfundoi në pranga! Më vonë mbase e (mirë)kuptoi! Po prishte imazhin e ortodoksisë globale të mbledhur në Tiranë, ku kishte ardhur edhe kryepeshkopi serb i cili kishte bekuar armët e Ushtrisë serbe që po digjte nëpër Kosovë! Ai po shpaloste ëndrrat e tij më të fshehta! Po ëndërronte me zë për fushat e gjëra me lule, të Kosovës. Edhe ai po bënte fushatë! Fushatë me lule! “Kosova për ne është e shenjët”, deklaroi ai para shqiptarëve indiferent të cilët po bëjnë fushatë për BE! Ai tha edhe shumëçka që me vështirësi u gëlltit, në Kosovën e përhanur nga fushata. Edhe pse këndej u fol… aq shumë, që vështirë gëlltitet!
Pra, në kolumnen time të sotme është fjala për “fushatë me lule” e jo për fushat me lule! Aktualisht, ndër ne politika po premton veç lule dhe është në fushatë! E pinguinët me siguri nuk ëndërrojnë për fusha me lule! As politika jonë për demokraci! Ëndërrojnë për milionët dhe kanë… mision! Pinguinët dhe politikanët nuk ëndërrojnë! Veç qytetarët jetojnë në ëndrra dhe mërdhijnë!
Politikanët tanë nuk ëndërrojnë pra, për arsyen e vetme sepse ëndrrat nuk janë për njerëz të arsyeshëm. Ata premtojnë me i ba ëndrrat realitet. Premtojnë, e premtojnë… dhe kryhet fushata me lule! Pastaj i hipin… shtetit! Dhe bëhen milioner[!
E, pyetja më e shpeshtë që e bëjnë të rinjtë tonë të cilët në të shumtën e rasteve mezi i mbledhin 50 centë për një makiato është: “Si të bëhesh milioner”?!
Hyn në parti! Kjo është rruga më e shkurtër të bëhesh milioner, po përgjigjej vetes i riu i cili po fliste vet me vete! Por, përse ata të cilët tashmë janë milioner, prapëseprapë po hyjnë nëpër parti, po e pyeste sërish veten ai?! Sikur të ishte afati kalimtar i futbollistëve!
Përse thjesht nuk merren me biznese dhe nuk krijojnë vende pune? Sepse politika është biznesi më i madh! E bëjnë për të u bërë bilionerë! Janë bërë milionerë me paratë tona, e me emër të Zotit bëhen edhe bilionerë! Kështu fukaraja i mban dy shpi, si thonë në Kosovë dhe… politikanët jargiten publikisht për paret e buxhetit, e fondeve pensionale apo të privatizimeve.
Nuk është profitabile me qenë në opozitë, mendova! Gjithqysh duhet me ikë prej opozite! Le të kushtojë sa të kushtojë! Këtë edhe po bëjnë bizneset, pavarësisht a kanë marrë “Kthesë”, apo veç kanë marrë “Drejtim të ri”! Këto përndryshe janë sloganet e të djathtës ndër ne!
Eh, po ! Është problem! Si të hahet elefanti është një pyetje tjetër interesante, të cilën po e shtron politika! E kuptueshme duke marrë parasysh përmasat e elefantit dhe kapaciteteve “shpëlarëse” të pushtetarëve.
E kuptuat! Elefanti është metaforë për buxhetin dhe për fondet të cilave ata ua kanë vënë syrin! Pjesë-pjesë hahet elefanti, po thoshte i riu!
Po pra! Këta po e nisin në pikë të ditës projektin e harxhimit të një bilion e gjysmë euro, dikund afër dy bilion dollarë sipas kursit aktual, dhe nuk kanë frikë nga askush. Neve në mirëbesim po na ftojnë të i grabisim bashkë. Nëse ne i votojmë, nuk quhet grabitje! Vetvetja nuk grabitet. Thjesht e “hamë” shtetin tonë! Pastaj shkojmë në Evropë! Pastaj, këta kanë edhe mbrojtje ndërkombëtare! Se qytetarët ëndërrojnë për fushat me lule! E këta ofrojnë fushatë me lule! E pse mos me i marë?!
Por, në këtë projekt nuk shkojnë dot me kuadrot e vjetër, dhe me merita, për luftën apo demokracinë! Duhet bërë diferencime!
U pa puna! Nuk kanë kapacitete të mjaftueshme shpëlarëse! Krejt struktura dhe infrastruktura e konvertimit të kapitalit të pistë po ndërrohet, po zëvendësohet me menaxherë, me biznesmenë të cilët tashmë kanë administruar me fonde qindra milionëshe dhe i kanë kaluar këso shumash nëpër xhirollogaritë e tyre. Nuk mjaftojnë më bizneset të regjistruar në emër të miqve e familjarëve! Duhet ngrënë “elefanti”!
Kështu. derisa Partia e Fortë nuk hezitoi të zhvishet lakuriq dhe të ofrojë rrushin për qytetarët, e Hashimi po mendon se si me hangër elefantin dhe po ofron pica, zhurma e ka kapluar Kosovën! Shuej se mirë është! Ma mirë që nuk e dëgjojnë as veten! Ndërkohë, edhe Isa po mendon se si me e “hangër” Hashimin! Edhe Ramushi! Nëse jo me e hangër, së paku me ba koalicion!
Se edhe Hashimi, pas dy mandateve në qeveri, i ka marrë përmasat e elefantit, për kapacitetet absorbuese të opozitës menaxheriale. Qysh me ja ba?
Voto, nëse donë ndryshime, po thotë një mike e suksesshme në biznes, e cila së fundmi ka hyrë në politikë! Voto dhe ëndërro… është vec edhe një fushatë e gjerë me lule!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
Befasi: Gjesti "aderon" në Big Brother VIP Albania - një ditë pas eleminimit nga BBVK
“Më është bërë diçka që s’është dashur të më bëhet”, Gjesti thumbon produksionin e BBVK nga kolltuku i Big Brother VIP Albania
Zinedine Zidane po i kthehet futbollit në mënyrë të madhe, më në fund do të marrë punën që ka pritur gjithmonë
Policia me aksion në veri të Mitrovicës, mbyllet zyra paralele tatimore e Serbisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Eleminimi i Gjestit nga Big Brother VIP Kosova dhe thirrjet për protesta, reagon edhe Alaudin Hamiti
"Drama, lot e komplikime", publikohet videoja e operimit të Edona James për të zvogëluar gjoksin
Pse Trump është kaq i interesuar për ishullin më të madh në botë?
Të shtëna armësh në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë, dy të vrarë - policia në kërkim të dyshuarit
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Olmon - ka gjasa që ai të luajë në finale të Superkupës së Spanjës
Trump sërish flet për prokurorin Jack Smith: Është i çmendur, po kthehet në Hagë