Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka kritikuar ministrin të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, duke thënë se aksionet e tij në veri të vendit janë elektorale.
“Storjen që pamë për armët në veri, është storje elektorale…”, tha Gjini.
Pra, vetëm si “fushatë elektorale” kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nga AAK-ja, e sheh konferencën e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçlës, nga veriu, pas një aksioni të Policisë së Kosovës ku u konfiskua një sasi e konsiderueshme e armatimit.
Sipas tij, Sveçla është dashur nga zyra e tij ta falënderojë policinë për këtë aksion dhe jo “të shkoj t’ju bëjë vetë ekspertizë armëve”.
“Ne si Kosovë duhet me nis me i kopju vendet normale, Slloveninë, vendet që nuk janë shumë të mëdha që kanë arsenale çka po di. Në vende normale demokratike që Polica me gjet armatim ilegal në një vend, e kryen punët e veta dhe një ministër që është i përgjegjshëm del në zyrën e vet dhe e falënderon policinë, nuk shkon me bë ekspertizë vetë ministri. Sa herë ta shihni që një ministër shkon me kry punë që nuk janë të tij, tek kjo qeveri po na del që janë elektoralë. Shkon me heq bilborda vet. Shkon me i zbulu armët vetë. Këto janë elektorale”, ka thënë Gjini, për RTV Dukagjini.
Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe armatimi gjatë një operacioni në veri të vendit, përfshirë municione, armë të gjata, shokbomba, radiolidhje, dhe uniforma ushtarake dhe policore. Ky operacion u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
E, Sveçla, nga veriut bëri të ditur se ky lloj armatimit të konfiskuar është i ngjashëm me armatimin e përdorur në sulmin terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit.
“Lloji i armatimit është i ngjashëm me atë të Banjskës, një pjesë e këtij armatimi janë përdorur më herët për të shkaktuar ndjenjë pasigurie tek qytetarët. Situata e tanishme në këtë pjesë është e qetë falë sukseseve të policisë, kemi më pak armë në duart e tyre e më shumë informata të grupit të Radojçiqit që i vazhdojnë trajnimet në Serbi e siç duket edhe në disa në pjesë të Kosovës”, ka thënë Sveçla./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët