Protesta interesante kundër bllokimit.

Dy furrtarë bavarezë po tregojnë zemërimin e tyre për masat e fundit kundrë coronavirusit me një biskotë "me gishtin e mesëm" lartë, transmeton Telegrafi.


Vëllezërit Jakob (27) dhe Xaver Neumeier (29) duan të "japin një shembull" me një 'gisht të mesëm' të pjekur në madhësinë e një pëllëmbe dore.

"Bllokimi i dytë shkatërron biznesin tonë", thonë furrtarët. Ne do të kemi një rënie prej 50 për qind të shitjeve.

"Gishti i zhgënjimit", siç e quajnë vëllezërit furrtarë idenë e tyre të re, vetëm kohët e fundit kanë filluar të piqen. Me shumë sukses: krijimi i brumit me mbushjen e reçelit të kajsisë shitet rregullisht.

Screenshot 2 26

Familja Neumeier operon me dy furra buke, njëra në Bad Reichenhall, tjetra në Bayerisch Gmain në B20. "Ne jetojmë nga klientët tanë", thotë Xaver Neumeier.

Ideja për gishtin e mesit të pjekur u erdhi atyre natën, teksa punonin në furrë. /Telegrafi/