A keni dëgjuar ndonjëherë për konceptin e afirmimit pozitiv?
Shkruan: Edona Lonçari
Që në moshë shumë të vogël, unë i thosha vetes “Edona, ti je një vajzë e mençur, ti je e bukur, ti je e mirë, ti je unike kur më ndodhte të kem dyshime për vetën, të kem ndonjë ankth, apo mungesë vetëbesimi. Në realitet, unë isha duke e përdorur afirmimin pozitiv pa e ditur rëndësinë e tij.
Tash e rritur që punoj në këtë drejtim dhe bëj maksimumin që të ndihmoj edhe të tjerët, e kuptoj që kam tërhequr në jetën time shumë gjëra pozitive, duke përdorur afirmimet apo pohimet pozitive.
Unë çdo ditë ua mësoj djemve të mi rëndësinë e mendimit pozitiv dhe të afirmimeve apo pohimeve pozitive, në këtë mënyrë unë e di që jam duke mbjellur në kokën dhe zemrën e tyre fuqi dhe energji të shëndoshë në mënyrë që ata të korrin më të mirën nga jeta e tyre.
Çfarë është afirmimi pozitiv? Është parimi i përsëritjes së frazave motivuese dhe frymëzuese për të larguar mendimet negative, zëri i vogël brenda juve që të thotë: ”Nuk je i/e mirë… nuk do të mundesh,… ti nuk din, …etj, etj!”
Fillimi i pohimeve pozitive mund të duket i sikletshëm ose i pakëndshëm nëse nuk e keni bërë asnjëherë, por fillojeni, bëjeni, filloni nga tash, nga sot, besoni dhe me shprehje pozitive ju do dërgoni një kërkesë universit dhe ai ju përgjigjet kërkesave se edhe pohimet janë kërkesa. Afirmimet funksionojnë sikur ato pozitivet, njësoj edhe ato negativet. Për të mirën tuaj dhe që të tërhiqni ato çka dëshironi në jetë, pohoni fraza pozitive dhe thuani në kohën e tashme. Ato duhet të jenë në harmoni me vlerat dhe forcat e juaja të brendshme.
Afirmimet funksionojnë, këtë ua siguroj. E rëndësishme është të zgjidhni një frazë që ju frymëzon dhe ta përsërisni, idealisht duke parë vetën në pasqyrë, derisa ta besoni dhe ta ndjeni me të vërtetë! Mund edhe ta shkruani çdo ditë, disa herë në ditë. Mund të zgjasë një ditë, një javë, një muaj, një vit… secili me ritmin e tij, por mos hiqni dorë, mos u dëshpëroni; sepse të mirat që universi ka përgatitur për juve, mund të marrin ndonjëherë pak më shumë kohë që ato të manifestohen në jetën tuaj!
Ndjejeni me shpirt atë afirmim, le të jetë ajo lidhur me shëndetin, me raportet familjare, shoqërore, me dashuri, me punën që dëshironi apo çkado tjetër; kërkoni, besoni, përsëriteni çdo ditë me ose pa zë (mundësisht me zë, nëse ambienti ku jeni e lejon).
Shkenca ka vërtetuar se përsëritja e pohimeve pozitive mund të transformojë të menduarit dhe vetëvlerësimin në planin afatgjatë.
Përfitimet janë të shumta. Praktikimi i afirmimit pozitiv në baza ditore mund të ndihmojë që të:
▪ Ulni nivelin tuaj të stresit
▪ Të përgjigjeni më pak në mënyrë mbrojtëse ndaj një situate kërcënuese
▪ Të bëheni më elastik përballë vështirësive kur ato lindin
▪ Të bëheni më optimistë duke reduktuar mendimet negative
▪ Të përmirësoni vetëvlerësimin tuaj.
Këtu poshtë janë disa nga pohimet e mia të preferuara që mund t’i vini në praktikë.
Këshillë: Shkruani preferencat tuaja në një copë letër ose në një Post-It dhe ngjiteni diku ku do t’i shihni çdo mëngjes, çdo ditë, mund t’i ngjisni në pasqyrën e banjës ose në derën e frigoriferit.
▪ Kur keni një vendim të rëndësishëm për të marrë, pohoni: “Unë besoj në vetën time dhe i besoj gjykimit tim.”
▪ Para se të flisni në publik: “Unë jam kompetent/e dhe kam besim të plotë në aftësitë e mia.
▪ Kur keni vështirësi në menaxhimin e emocioneve tuaja: “Unë jam i vetmi person që mund të kontrolloj se si ndihem”. “Unë jam në kontroll të mendimeve të mia.”
▪ Për vetëvlerësim: “Jam mirë me veten. Unë e pranoj veten ashtu siç jam. Unë jam i mirë. Unë jam i aftë. Unë çdo ditë bëhem version më i mirë i vetes. Unë jam i fortë dhe po bëhem më i fortë e më i suksesshëm çdo ditë…!”
Suksese! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë