LAJMI I FUNDIT:

Fundjava me temperatura të ulëta, sot deri -12 gradë

Fundjava me temperatura të ulëta, sot deri -12 gradë

Në fundjavë mbi vendin tonë do të mbajë mot me acar, pa të reshura, mjegull në vise të ulëta. Në fillim të javës sërish borë.

Në ditët e fundjavës fusha të presionit të lartë nga Evropa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që do të kushtëzojnë mot më stabil dhe pa të reshura, me mjegull dhe acar në orët e mëngjesit.

Mirëpo, në fillim të javës sërish një vorbull ciklonike nga Atlantiku me masa të ftohta ajrore arktike, përgjatë Italisë do të depërtojë në rajon, që do të sjellë sërish reshje bore.


Në fundjavë nuk parashihet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, e me formimin edhe të mjegullave, cilësia e ajrit do të rritet në vlera të pashëndetshme.

12.01 – Acar. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

13.01 – Shumë ftohtë. Kryesisht me vranësira. Në mëngjes në vise të ulëta mjegull, që vende-vende mund të mbete edhe gjatë ditës. Në mbrëmje vonë vende-vende mundësi për borë të dobët.

14.01-15.01 – Të hënën ftohtë, kryesisht vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore, ku në orët e paradites mund të jenë më intensive. Ditën e martë, shumë ftohtë dhe me erë. Pjesërisht vranët, kohë pas kohe me reshje lokale bore.

16.01 – Shumë ftohtë. Në mëngjes vranësira, e gjatë ditës kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të mbesin nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -12C deri në -6C, e maksimalet nga -3C deri në 0C. Në viset ku do të ketë mjegull, temperaturat mund të jenë më të ulëta.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë lehtë nga verilindja dhe jugperëndimi 1-2m/s. Shtypja atmosferike, do të shënojë rritje, por të hënën sërish do të zbres thellë nën vlera normale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori