LAJMI I FUNDIT:

“Fundjava pa TVSh”, LSDM: U trefishua shitja e produkteve vendore

“Fundjava pa TVSh”, LSDM: U trefishua shitja e produkteve vendore

Fundjava pa TVSh”, që vazhdon deri në mbylljen e dyqaneve sonte, është vlerësuar si e suksesshme nga DAP. Gjatë kësaj fundjave qytetarët mund të kthenin TVSh-në e plotë nga blerja e prodhimeve vendore, shërbimeve dhe pajisje kompjuterike. Nga DAP bëjnë të ditur se kjo masë ka rritur shitjen e prodhimeve vendore për 3 herë. Edhe LSDM e cilësoi masën si të suksesshme. Sipas tyre, ajo rriti shitjen e prodhimeve vendore, inkurajoi ekonominë vendore dhe paratë u kthyen te qytetarët.

“Në pakon e katërt kemi “Fundjavën pa TVSh”, e cila synon rritjen e konsumit privat dhe në të njëjtën kohë të sigurojë më shumë para për qytetarët dhe buxhetet e tyre familjare. Detyrimet parafiskale zvogëlohen ose shfuqizohen, rritet gresj periudha te kreditë pa kamatë të linjës Kovid 1 dhe në mënyrë shtesë shtyhet pagesa e kredive të kompanive. Në kohë të një krize serioze shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e virusit Korona, shteti qëndron pas çdo individi, çdo ndërmarrjeje.”,- deklaroi Fanica Nikollova nga LSDM.

Që të ketë kthim të tërësishëm të TVSh-së, llogaritë fiskale për të gjitha prodhimet vendore që nuk tejkalojnë shumën prej 30 mijë denarësh për një shfrytëzues, duhet të skenohen në afat prej tri ditësh. Megjithatë, kishte shumë ankesa në këto ditë nga qytetarët, sidomos për pajisjet kompjuterike, se shitësit i kishin shtrenjtuar çmimet në krahasim me javën e kaluar.


Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori