Fundjava e zgjatur ka zbrazur Shkupin. Që nga e enjtja pas mbarimit të punës shumë qytetarë morën rrugë për në shtetet fqinje për të kaluar ditë të lira në vende më atraktive turistike, shkruan Alsat.
Kjo ka bërë që në ditën e katër sheshet të duken të zbrazëta.
Nuk ka lëvizje të shumta as me makina. Ata që kanë mbetur e shijojnë moti me diell, për shëtitje.
“Sot dolëm pak për rekreacion me biçikleta, të cilat i lamë në hyrje të Çarshisë tash po shëtitim pak nëpër këtë pjesë dhe pse jo të shijojmë bakllavanë”, tha njw qytetar.
“Pak të shëtisim nëpër Çarshi të ecim, nga një kafe, nëse mundemi të drekojmë”, u shpreh njw qytetar tjetwr.
“Frekuentimi i sheshit qendror të Shkupit është mjaft i ulët në këtë ditë feste, pasi që është fundjavë e vazhduar dhe qytetarët po festojnë në shtetet fqinje. Ndërkaq, nga pjesa tjetër e qytetit në Çarshi duket si një ditë e zakonshme, por ka edhe mjaft turistë”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili.
Përveç vendasve, hasëm në një grup turistësh nga Polonia, të cilëve u bënte përshtypje çdo detaj antik në Çarshi dhe çdo novitet në sheshin Maqedonia.
“Ashtu qëlloi, por fundjavë e zgjatur nuk është për polakët, festa e tyre ishte javës që shkoi. Tani filluam me grupin e parë nga Polonia, vend nga i cili kemi më së shumti turistë, fillojmë të hapjen e sezonit. Jo edhe me aq rëndësi fundjava sa vet turni kur na fillon, zakonisht janë 10 ditësh nëpër Ballkan, ku një ditë janë në Shkup. Këtu nga Çarshia po lëvizim në pjesën e re të kryeqytetit”, tha njw cicwron.
Edhe kjo që pason është fundjavë e zgjatur. Dita e Bajramit, të hënë më 2 maj është festë shtetërore. Sivjet janë 11 ditë jo pune për të gjithë shtetasit. Ndërkaq, edhe 16 ditë të tjera janë festa të komuniteteve fetare dhe etnike, duke çuar në gjithsej gati një muaj ditë të lira nga puna./ Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?