Gjithnjë e më shumë gjurmë digjitale dhe algoritmE gjithnjë e më të forta zbulojnë tiparet tona më intime të personalitetit. Sfera private nuk ekziston më, deklaron Michal Kosinski në një intervistë për Deutsche Welle. Kosinski është psikolog – ekspert për të dhënat dhe psikometri. Aktualisht ai punon në Stanford Graduate School of Business në SHBA.
DW: Ju e deklaruat të humbur sferën private. Lënda e parë e së ardhmes janë të dhënat personale; modelet e biznesit të së ardhmes bazohen në shfrytëzimin e tyre. Çfarë mund të bëjë shoqëria, në mënyrë që nga përparësitë e Big Data të përfitojnë të gjithë dhe jo vetëm një grusht gjigantësh të teknologjisë të Silicon Valleyt?
KOSINSKI: Kur nuk e pengon dot një vërshim, duhet të gjesh rrugë që ta kufizosh dëmin dhe që ta rrisësh dobinë: Ndërtoje shtëpinë mbi kunja! Shfrytëzoje vërshimin, baticën, për t’i plehëruar fushat e tua! Unë nuk jam i lumtur që po e humbasim sferën tonë private. Por, sa më shpejt që ta pranojmë se nuk mund të ndërmarrim asgjë kundër kësaj, aq më shpejt kemi mundësi të mendojmë se si mund ta bëjmë një botë të post-sferës-private në një vend ku ia vlen të jetosh – dhe po kaq më e mirë do të bëhet e ardhmja jonë. Dhe, mund të ndërmarrësh diçka: në një shoqëri tolerante nuk i intereson askujt se ku dallohem unë nga të tjerët dhe cilat janë tiparet e personalitetit tim. Kjo nuk do t’i interesonte askujt! Pse duhet të parashikoj unë nëse je homoseksual apo jo kur kjo nuk mund të përdoret kundër teje? Në një shoqëri të shkolluar është më e vështirë që t’i manipulosh njerëzit që të besojnë në teori komplotesh ose që të mos shkojnë në zgjedhje.
DW: Ju treguat në Global Media Forum në mënyrë shumë impresionuese se që mbi bazën e 300 klikimeve “pëlqej” në Facebook mund të bëhet një pohim preciz për një person. Sipërmarrja Cambridge Analytica i vuri synim vetes vitin e kaluar që t’i ndikonte zgjedhësit me mesazhe të përshtatura për ta në dobi të Donald Trumpit. Sipas të dhënave të saj, Cambridge Analytica zotëronte profile të 230 milionë qytetarëve të SHBA, me 4000 pika të dhënash. Sa precize mund të bëhen parashikimet me një thesar të tillë të dhënash?
KOSINSKI: Kërkimet e mia dhe ato të shkencëtarëve të tjerë, të lënë të kuptosh se me një sasi të tillë të dhënash mund të përcaktosh në mënyrë shumë precize tipare personaliteti dhe të bësh parashikime për sjellje të ardhshme. Unë megjithatë nuk e di saktësisht se me cilat të dhëna ka punuar Cambridge Analytica. Tani kur i kërcënon një hetim, ata thonë se nuk kanë pasur në fakt kaq shumë të dhëna. Në të ardhmen mund të ekzistojnë sipërmarrje që do të punojnë në një mënyrë të tillë pa e bërë publike dhe pa shitur mend.
DW: A nuk hap kjo dyert për një manipulim pa kufi?
KOSINSKI: Unë jam optimist. Nuk dua të kuptohem si dikush që nxit frikëra. Unë besoj se këto teknologji e përmirësojnë përditë jetën tonë – dhe e kanë bërë këtë edhe në vitet e fundit. Potenciali i tyre i plotë ende nuk është shfrytëzuar. Por si çdo teknologji tjetër, edhe kjo mund të shpërdorohet. Algoritmet mund të përdoren për medikamentin e duhur, të konstatojnë që ke depresion e edhe të parashikojnë që ekziston një rrezik për të vrarë veten dhe të gjejnë pastaj rrugën më të mirë si të veprohet. Me të njëjtat algoritma edhe mund të të manipulojnë, për të blerë diçka ose për t’i besuar një gënjeshtre. Kjo është si në mjekësi: me të mund të shërosh, por edhe të helmosh. Këtu shoqëria duhet të vërë kufij e edhe t’i imponojë ato.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Deputeti ukrainas: Vendimi për pauzimin e ndihmës nga SHBA është katastrofik - mijëra do të vdesin

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës