Fundi i një epoke - kreu legjendar i dizajnit të Mercedes largohet nga kompania

Një epokë e re do të agojë në Mercedes-Benz më 31 janar 2026.
Gorden Wagener, drejtori kryesor i dizajnit të prodhuesit të veturave, po largohet nga kompania pas 28 vitesh.
Ai e filloi karrierën e tij në Mercedes në vitin 1997 dhe një nga veturat e para që ai projektoi ishte Mercedes-Benz SLR McLaren ikonik.
Ai e projektoi atë së bashku me Gordon Murray, njeriun pas McLaren F1.
SLR do të hynte në prodhim në vitin 2003 me një motor V-8 5.4 litra me superkompresor nën kapakun e motorit dhe ky ishte vetëm fillimi i karrierës së gjatë të Wegener me Mercedes.
Wagener do të bëhej shefi i dizajnit në vitin 2008, duke mbikëqyrur dizajnin e Mercedes-AMG GT të gjeneratës së parë, W222 S-Class dhe W176 A-Class.
Më pas, ai do të merrte rolin e Drejtorit të Dizajnit në vitin 2016, një titull që e ka mbajtur që atëherë.
Gjatë dekadës së fundit, ai ka projektuar R232 SL të re, ka lansuar G-Class moderne dhe është përgjegjës për projektimin e automjeteve elektrike EQ të markës.
Jo çdo zgjedhje stilistike që ai ka bërë ka qenë një sukses për konsumatorët, por projektimi i diçkaje pa e ditur se si do të reagojnë njerëzit është pjesë e punës.
Disa nga modelet e fundit që ai ndihmoi në dizajnimin e tyre përfshijnë CLA- në e re, GLC- në elektrike dhe modelin mahnitës Vision Iconic, i cili përfaqëson një drejtim të ri dizajni për markën.
Kohët e fundit, Wagener kritikoi interierin e konkurrentëve të Mercedes.
Ai e krahasoi kabinën e Concept C të Audi me një veturë të projektuar në vitin 1995 dhe pranoi se nuk ishte fans i ekranit të iX3 që shtrihet në pjesën e poshtme të xhamit të përparmë.
Wegener po largohet nga Mercedes me kërkesën e tij. /Telegrafi/












































