Policia e Turqisë ka bastisur zyrat e “Zaman”-it, gazetës më të madhe në vend, disa orë pasi ajo është vënë nën kontroll të shtetit, me vendim të gjykatës.
Policia ka hyrë në ndërtesën e gazetës në Stamboll, të premten vonë, duke hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit, që kanë qenë të tubuar jashtë.
“Zaman” është e afërt me lëvizjen Hizmet të klerikut me ndikim, Fethullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara.
Turqia thotë se Hizmet është grup “terrorist” që synon të rrëzojë qeverinë e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Gulen ka qenë dikur aleat i Erdoganit.
Shumë mbështetës të Hizmetit janë arrestuar.
Të premten, gjykata ka vendosur që gazeta “Zaman”, e cila ka një tirazh prej rreth 650,000 copash, duhet të drejtohet tani nga administratorët e shtetit.
Shpjegime të tjera nuk janë dhënë.
“Për fat të keq, ne jemi shembull i hidhur i asaj që po ndodh në Turqi. Kjo është një njollë e zezë në demokracinë turke”, ka thënë kryeredaktori i gazetës “Zaman”, Abdulhamit Bilici.
Emre Soncan, gazetar i “Zaman”-it, ka shkruar në Twitter se “Qeveria turke ka konfiskuar njërin prej zërave të fundit kritikë… Fundi i demokracisë”.
Ueb-faqja e gazetës është ende funksionale, por nuk përmban lajmin për bastisjen.
Policia sot ka barrikaduar ndërtesën për të parandaluar tubimin e protestuesve.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se veprimi i Qeverisë turke ndaj gazetës është shqetësues.
“U bëjmë thirrje autoriteteve turke që të sigurojnë se veprimet e tyre afirmojnë vlerat universale demokratike, të mishëruara në kushtetutën e tyre, përfshirë lirinë e fjalës dhe veçanërisht lirinë e shtypit”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby.
Ky veprim kundër “Zaman”-it vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Turqisë ka urdhëruar lirimin nga paraburgimi të dy gazetarëve turq, të akuzuar për zbulim të sekreteve shtetërore.
Can Dundar dhe Erdem Gul, nga gazeta “Cumhuriyet”, janë arrestuar në nëntor, për shkak të një raporti që pretendonte se Qeveria turke ka bërë përpjekje të transportojë armë për islamikët në Siri.
Dyshja përballet ende me burgim të përjetshëm në gjyqin që do të mbahet më 25 mars.
Vitin e kaluar, dy gazeta dhe dy kanale televizive në Turqi janë vënë nën administrimin e shtetit, për shkak të lidhjeve të dyshuara me lëvizjen Hizmet.
Në Indeksin e Lirisë së Shtypit më 2015, Turqia është renditur e 149-ta në mesin e 180 vendeve. Organizatat mediatike në Turqi thonë se mbi 30 gazetarë janë aktualisht në burg.
Qeveria, megjithatë, këmbëngul se gazetaria në Turqi është ndër më të lirat në botë.
Botimi i 5 marsit i gazetës “Zaman” në gjuhën angleze, i publikuar përpara marrjes nga shteti, ka nxjerrë ballinën e zezë, me titullin: “Ditë e turpshme për shtypin e lirë në Turqi”. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri – Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago – aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe