Këto janë të preferuarat tona

Nga modelet me pelush deri te modelet klasike, fundet e satenit të kësaj pranvere i gjeni në koleksionet e shumë markave të modës dhe të gjithë duken perfekt.


Gjatë ditëve të ngrohta, ne jemi vazhdimisht në kërkim të veshjeve në të cilat do të ndihemi rehat, por në të njëjtën kohë përpiqemi të mbajmë një frymë elegance dhe feminiteti në kombinimet tona.

E ndërsa fustanet janë yjet e kombinimeve verore, në këto ditë me diell fundet janë gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyer – dhe këtë sezon janë ato prej sateni.

Këtë sezon, modele të ndryshme janë në trend, sikur vitin e kaluar nuk mungojnë fundet xhins, por në veçanti bien në sy ato saten, transmeton Telegrafi.

Me nuanca dhe modele të mrekullueshme, fundet duken vërtet elegante dhe të sofistikuara. Ato janë një klasik në botën e modës dhe nga sezoni në sezon rikthehen në skenën e modës, të rifreskuara me disa tendenca dhe detaje të reja, ndaj ia vlen gjithmonë të investoni në to.

Janë një zgjedhje e shkëlqyer për ditët e ngrohta dhe do të duken të shkëlqyera si në kombinime të ditës ashtu edhe në mbrëmje.

Më poshtë kemi përzgjedhur disa modele me të cilat do të dashuroheni me shikim të parë:

1Screenshot 2024 04 25 195223

4Screenshot 2024 04 25 200116

d3f397d841a0adf77095fc713887d375

Ha93efa6c6b6c43dd847e6ecf1a108026t

IMG 0560 41

7692e51ef6146a4089efeced5820612c4e4bc864 original

71wSuoWlcL. AC SY879

/Telegrafi/