LAJMI I FUNDIT:

Ftesa për dëshmi nga Prokuroria Speciale, Kurti ende nuk është paraqitur

Ftesa për dëshmi nga Prokuroria Speciale, Kurti ende nuk është paraqitur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale, në të cilën ishte i ftuar në orën 09:30 në cilësinë e dëshmitarit.

Sipas ftesës zyrtare të lëshuar më datë 10 dhjetor 2024, Kurti duhet të paraqitet sot në orën 09:30, në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Megjithatë kryeministri Albin Kurti, një ditë më parë është lajmëruar nga Sllovenia ku po qëndron për vizitë zyrtare dhe ka zhvilluar disa takime.


Albin Kurti pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale
Lexo po ashtu Albin Kurti pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale

Nuk dihet ende nëse Kurti është kthyer në Kosovë edhe pse Telegrafi është munduar të kontaktoj zyrën e kryeministrit për konfirmim, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndryshe, ftesën e Prokurorisë Speciale për Kurtin e kishte bërë publike ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kryeziu kritikoi sistemin e drejtësisë për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, shkroi ai pa dhënë më shumë detaje.

Dokumenti zyrtar thekson se mungesa e pajustifikuar për këtë thirrje mund të sjellë pasoja ligjore, përfshirë gjoba deri në 250 euro ose masën e shoqërimit me forcë nga autoritetet përkatëse.

Ftesa është nënshkruar nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.

Sipas ftesës së prokurorëve, Kurti është thirrur të dëshmojë në një rast për një vepër penale nga neni 414 i Kodit Penal, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Mirëpo,  nuk dihen detaje të mëtejshme për çfarë çështje konkrete është ftuar Kurti në intervistim, por kjo thirrje ka ngjallur interes të madh publik dhe mediatik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori