Jasir Asani ka marrë për herë të parë ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe duket se ftesa ka qenë një motiv shtesë për të.
Pasi u gjend në listën e trajnerit Sylvinho, sulmuesi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka shkëlqyer në kampionatin e Koresë së Jugut, duke realizuar het-trick.
27-vjeçari është pjesë e skuadrës Gwangju FC dhe ka qenë titullar si gjithnjë në sfidën ndaj Incheon.
Gwangju ka marrë një fitore spektakolare para tifozëve të vet me rezultat 5-0, me Jasir Asanin që ishte protagonist me tre gola të realizuar.
Asani zhbllokoi takimin me golin e tij në minutën e nëntë, ndërkohë që realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e dytë, njërin brenda zonës dhe e kompletoi het-trikun nga gjuajtja e lirë.
Kjo ishte xhiro e dytë në kampionatin korean dhe Asani ka shkuar në kuotën e katër golave. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=uS1bZnr_b7U