LAJMI I FUNDIT:

FSK-ja mbanë ligjërata në shkollat fillore për vetëdijesimin e nxënësve ndaj mjeteve të pashpërthyera

FSK-ja mbanë ligjërata në shkollat fillore për vetëdijesimin e nxënësve ndaj mjeteve të pashpërthyera

Në disa nga shkollat fillore të komunës së Prishtinës, Klinës dhe Malishevës, instruktorë të Kompanisë së Deminimit të FSK-së, edhe këtë vit, që nga 20 shkurti 2019, kanë filluar mbajtjen e ligjëratave rreth vetëdijesimit të nxënësve nga rreziku i mjeteve të pashpërthyera.

“Këto ligjërata po realizohen në bazë të planit të Departamentit për Bashkëpunim Civilo- Ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes me drejtoritë e arsimit të të gjitha komunave të Republikës së Kosovës.

Ligjëratat e para për këtë vit u realizuan në Shkollën Fillore “Tre Dëshmorët” në fshatin Jashanicë e Ulët, dhe në paralelen e saj në Jashanicë të Lartë, në komunën e Klinës. Interesimi i nxënësve ishte jashtëzakonisht i lartë për të marrë njohuri për llojet e mjeteve të pashpërthyera, rrezikun nga to, si dhe veprimin e procedurave standarde në rastet kur hasin në to”, thuhet në njoftimin për media.


Instruktorët e deminimit aktivitetin për vetëdijesimin e nxënësve nga rreziku i mjeteve të pashpërthyera do ta vazhdojnë nëpër shkollat e Republikës së Kosovës, deri më: 4 mars 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
Kalo në kategori