Një i dënuar për përdhunimin e fëmijës është fshikulluar derisa ka humbur vetëdijen në qytetin indonezian, Banda Aceh, që praktikon ligjin e Sheriatit.

Ky burrë i emëruar vetëm si Roni, pritej të fshikullohej 169 herë para masës që ishin mbledhur në qytet, por ai u rrëzua në tokë dhe humbi vetëdijen pasi u godit vetëm 52 herë, transmeton Telegrafi.


2 69

Ekzaminimet mjekësore kanë konstatuar se ai nuk mund të vazhdoj të fshikullohet, që do të thotë se do të rrahet për herë të dytë, ku i kanë mbetur edhe 117 kamxhik.

3 53

Roni tashmë ka vuajtur dënimin prej 6 muajve burgim parasë të rrihej para masës, ku nga 175 fshikullima sa ishin paraparë i është zvogëluar dënimi në 169.

4 45

“Kur e fshikulluam 52 herë, ai kishte mavijosje në kraharorin e djathtë dhe po të vazhdonim gjendja e tij shëndetësore do të përkeqësohej dhe do të mbulohej në gjak”, ka deklaruar një nga mjekët që po e trajton të dënuarin. /Telegrafi/

5 34

6 30

7 21