Site icon Telegrafi

FSHF sqaron opinionin publik mbi të ardhmen e Edy Rejas

Rezultatet jo të mira me Kombëtaren e Shqipërisë, kanë bërë që të komentohet në media e ardhmja e trajnerit Edy Reja.

Aktualisht janë edhe muajt e fundit të tij sa i përket kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kontrata e tij aktuale skadon në muajin nëntor, ndërkohë u publikuan edhe lajme se ai do zëvendësohet me Luigi Di Biaggon.

Por, FSHF ka dalë me reagim, duke thënë se të gjithë këta zëra janë të pavërtetë.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë dhe sqarojë të gjithë opinionin publik e mediat se zërat që kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë”, thuhet fillimisht në njoftim.

“Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij”.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Evropian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”, përfundon komunikata e FSHF-së. /Telegrafi/

Exit mobile version