LAJMI I FUNDIT:

FSHF reagon pas vdekjes së sulmuesit 28-vjeçar të Egnatias

FSHF reagon pas vdekjes së sulmuesit 28-vjeçar të Egnatias

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka reaguar pas vdekjes së sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, pas sulmit në zemër në ndeshjen ndaj Partizanit.

Futbolli shqiptar është në zi pasi në ndeshjen e sotme (e shtunë) pas Egnatias dhe Partizanit ka ndërruar jetë sulmuesi i njohur ganez, Dwamena.

Golashënuesi kryesor i Superligës së Shqipërisë nuk ka mundur t’i përjetoj sulmit në zemër në minutën e 25- të ndeshjes me Partizanin.


Disa orë pas ndeshjes ka reaguar edhe FSHF, e cila është e tronditur me tragjedinë, teksa u shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve, klubit të lojtarit, shokëve dhe gjithë komunitetit të futbollit shqiptar.

Tragjedi në futbollin shqiptar, vdes futbollisti i njohur i klubit nga Superliga e Shqipërisë
Lexo po ashtu Tragjedi në futbollin shqiptar, vdes futbollisti i njohur i klubit nga Superliga e Shqipërisë

Reagimi i FSHF pa ndërhyrje

Federata Shqiptare e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për tragjedinë e ndodhur sot gjatë ndeshjes së javës së 13-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia-Partizani.

Futbollisti Raphael Dwamena ka humbur ndjenjat gjatë ndeshjes dhe pas ndërhyrjes së parë të mjekëve në fushën e lojës është transportuar me ambulancë për në spital.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve specialistë dhe të gjitha përpjekjeve të mëpasshme për ta rikthyer në jetë, futbollisti për fat të keq ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Dwamena dhe klubit të Egnatias për këtë humbje të madhe dhe ngjarje që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Federata e Futbollit bën me dije se të gjitha ndeshjet e programuara për këtë fundjavë në të gjitha kampionatet e futbollit në Shqipëri do të shtyhen në një moment të dytë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Milani dhe Interi dërgojnë ofertën zyrtare për të blerë San Siron

Serie A
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Jo vetëm Salah, Van Dijk dhe Alexandre Arnold: Pesë lojtarë të tjerë të Liverpoolit mund të largohen këtë verë

Premier League
Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Projektohet rikthimi i madh i Andrea Agnellit te Juventusi - madje me Jurgen Klopp si trajner

Serie A
Kalo në kategori