LAJMI I FUNDIT:

Fshehu kokainë dhe hashash në automjet, arrestohet shtetasi bullgar në hyrje të Morinës

Fshehu kokainë dhe hashash në automjet, arrestohet shtetasi bullgar në hyrje të Morinës

Një 38-vjeçar bullgar dhe rezident në Angli u vu në pranga nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet e fshehur sasi kokaine dhe cannabis sativa.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin bullgar I. G. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, shtetasin bullgar I. G., 38 vjeç, rezident në Angli”, njofton Policia.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Lajme
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Aksident tragjik në Deçan, një i vdekur e dy të lënduar

Kronika e Zezë
Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

Lajme
Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

Një ditë para seancës konstituive, takohen Lutfi Haziri dhe Endrit Shala i Nismës

Politikë
PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

PDK nuk do ta votojë kryeparlamentarin në seancën e nesërme, Lushtaku: Qëndrimi mbetet i pandryshuar

Politikë
Kalo në kategori