Në fakt, ishte drekë. Vështirë se mund të flitet edhe për fshehtësi në Ballkan. Por, siç raportojnë mediat tona të (pa)varura, Presidenti i Kosovës refuzoi të marrë pjesë në një drekë publike me Vuçiqin, Dodikun dhe presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, në Tiranë. Kjo ka krijuar konfuzion te (b)analistët e shumtë rreth Ballkanit. Me kë përtoi të shtrëngojë duart e tij të “pastra”, Presidenti? Me Vuçiqin? Me Metën? Apo me Dodikun? Fundja me kë nuk i shtrëngoi duart, ai?
Nëse puna e Loredanës, e cila disa ditë e konkurroi edhe presidentin për publicitetin e fituar, ka mbetur ende në mjegull dhe nuk dihet se si do të përfundojë, puna e Edit, Vuçiqit dhe Hashimit është qartësuar tashmë. Është e qartë se e kanë mashtruar publikun, thonë kundërshtarët e tyre. Kanë negociuar tinëz. Përderisa për “pastërtinë” e reperes tashmë të famshme doli garant avokati i saj, për presidentin askush nuk i futë duart në zjarr.
Puna e ndryshimit të kufijve ka marrë fund, pajtohen të gjithë përderisa kancelarja gjermane i ka marrë frerët në duart e veta. Disa janë në gëzim e disa të pikëlluar, duke e përmendur krejt jashtë konteksti, Amerikën.
Sille kah te sjellësh, ata gjithnjë kthehen të (pa)penduar në “skenën e krimit”. I nxjerr për dritare, ata futen për dere dhe anasjelltas. Flitet për futboll apo për muzikë, ata përmendin kufijtë. Përndryshe, dyshohen për mashtrime përmasash e shumash, shumë më të mëdha sesa ato të Loredanës, dhe vështirë të thuhet se cila palë do ofendohej për faktin se janë futur (pa)natyrshëm në këtë shkrim. E përbashkëta është se mediat e shpërlajnë gojën me emrin e tyre. Përderisa e para kishte vetëm disa ditë të lavdisë, “reperët” tonë politikë me vite e përballojnë stoikisht gjithë këtë publicitet, kryesisht duke i krijuar dhe qenë në qendër të krizave dhe dyshimeve kriminale.
Në fakt, kjo puna e kufijve i ka shuar të gjitha dyshimet e tjera publike, për ta. Çfarëdo që mund të kenë bërë, u qoftë falë, thonë qytetarët e shqetësuar, vetëm nëse nuk na shesin. Oligarkët tanë munden edhe me na shitë, me gjithë tokën, siç bëhej zakonisht në Mesjetë. Ashtu si u “shitën” edhe punëtorët me kompanitë të privatizuara. Ata që mbetën pa asgjë, morën rrugët e Evropës.
Por, lojërat e zjarrit në Ballkan mund të marrin formën e çfarëdo krize, qoftë ndëretnike, ndër-religjioze apo lufte mes bandave lokale politike, por gjithsesi loja e tmerrit fillon veç me kufijtë.
Tash e kuptuat se Loredanën e përmenda krejt jashtë kontekstit, veç për klikime. Për t’u klikuar një shkrim sot duhet të përmbajë gjithqysh pak dyshime për krim, pak bukuri dhe joshje femërore dhe do të pajtoheni se Mogherini, e këta të tre, tashmë nuk e sigurojnë këtë.
Publiciteti dhe simpatia publike nuk fitohet duke buzëqeshur dhe duke qenë i mirë, apo veç i/e bukur, por duke qenë i dyshuar për krim. Krimi ka fuqi, ka para, ata janë heronjtë e këtij shekulli në Ballkan; ata janë edhe pushteti, sovrani jo vetëm në lagjet tona kuqezi, por edhe kudo ku fluturojnë shqiponjat të zeza apo të bardha qofshin ato. Madje, edhe aty ku nuk fluturojnë fare shqiponjat… veç Ballkan të jetë.
Puna e kufijve ishte dhe mbeti, pra, në qendër të vëmendjes, edhe kësaj radhe në samitin në Tiranë. Kështu çdo samit i dështuar mund të quhet i suksesshëm nëse ndonjëra palë ka arritur të bllokojë tjetrën në diçka.
E, në Evropë ka filluar gara. Të merresh me Kosovën, për një politikan është përfitim. Ashtu si kishte dikur garë në Serbi për t’u bërë polic në Kosovë, ashtu tash po shtyhen për të ndërmjetësuar në këtë konflikt për të cilin shpresojnë të jetë sa më i gjatë. Sapo përmendet Vuçiqi dhe Thaçi, elektrizohet skena e… politikës. Ec e mos lakmo ndërmjetësimin!
Kështu, fshehtësitë e darkave publike, ndër ne, mbeten më të mëdha se ato të darkës së fundit biblike. Mbetet e paqartë përse presidenti nuk do t’ua shtrijë dorën Vuçiqit dhe Dodikut? Përderisa me presidentin serb e kemi parë më shpesh se me këdo tjetër, sa u shfaqën dyshime serioze për (ar)miqësinë e tyre, çfarë problemi paraqet shtrëngimi i duarve me Dodikun, njeriun e Vuçiqit në Bosnje? Rama-Thaçi, Vuçiq-Dodik, u takuan në çifte përpara këtij samiti. Rama edhe në samit shtrëngoi duart me të gjithë, sikurse edhe Meta. Veç Presidenti kosovar, nuk…!
Dikush mund të mendojë se në lojën me kufijtë, edhe Republika Srpska mund të jetë në tryezë? Kështu mund të ketë menduar edhe Lëvizja “Vetëvendosje” e cila i shpalli “Persona…” p’e dini!
Cilat janë fshehtësitë e drekës publike, në të cilën Presidenti e anuloi pjesëmarrjen? Hajde (b)analizoni pak…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë