LAJMI I FUNDIT:

Fshehja e pasurisë: Deputetët me patundshmëritë që kushtojnë zero euro!

Fshehja e pasurisë: Deputetët me patundshmëritë që kushtojnë zero euro!

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka renditur listën e patundshmërive që i posedon në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), mirëpo të gjitha këto prona të vlefshme ai i ka vlerësuar me zero euro. Kështu një banesë prej 80 metra katrorë në Prishtinë, ai e ka vlerësuar me zero euro. Njësoj ka vepruar edhe për banesën tjetër prej 117 metra katrorë dhe për trojet, shtëpitë etj.

Një vit më parë Grabovci të gjitha patundshmëritë i kishte vlerësuar rreth 1.5 milionë euro, duke i renditur në mesin e zyrtarëve milionerë. Grabovci po ashtu kishte dhjetëfishuar pasurinë viteve të fundit, ndonëse ai edhe bashkëshortja e tij marrin paga nga buxheti i Kosovës. Edhe bashkëpartiakët tjerë të Grabovcit, përkatësisht deputetët Nuredin Lushtaku, Blerta Deliu, Elmi Reçica, kanë vepruar njësoj si Grabovci, duke i vlerësuar patundshmëritë me zero euro. Po ashtu, me zero i va vlerësuar edhe Safete Hadërgjonaj tri troje të trashëguara nga viti 1975.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se ky veprim i deputetëve të partisë më të madhe në vend është një përpjekje e tyre për ta arsyetuar pasurinë e paligjshme, kinse nuk janë bërë milionerë me paga të buxhetit të “cekët” të Kosovës, ndonëse pasuria e tyre në realitet është edhe më e lartë. Ata kërkojnë nga shefi i Antikorrupsionit, Hasan Preteni, që të marrë masa ndaj zyrtarëve, të cilët në një mënyrë të tillë janë munduar ta fshehin pasurinë. /Zëri.info/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Ekonomi
Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori