Mungesa e investimeve në fshatin turistik të Zvërnecit, ka detyruar banorët që ta braktisin atë. Banorët ankohen se ka një mungesë vëmendje nga organet përkatëse, të cilët prej vitesh nuk kanë vënë dorë. Tashmë popullsia e fshatit i përket moshës së tretë.
Banorët dhe veçanërisht rinia po braktis fshatin turistik të Zvërnecit. Më parë në fshat jetonin afro 1,200 banorë të ndarë në 350 familje, tashmë numri i tyre është reduktuar ndjeshëm.
Gjatë dimrit aty jetojnë afro 10 për qind tashmë e kësaj shifre, 100 deri në 150 banorë të ndarë në afro 60 familje, ku 99 për qind e tyre janë persona në moshë të tretë, pasi rinia është larguar në emigrim kryesisht në shtetin fqinj Greqinë.
“Kanë ikur në emigracion, papunësi. Rrugë nuk kemi”, thotë një i moshuar.
E vetmja periudhë ku e shikon Zvërnecin paksa të populluar sipas banorëve është stina e verës, ku kthehen emigrantët.
Sapo futesh në fshat e vetmja gjë që të bie në sy janë shtëpitë e braktisura, rruga e amortizuar, uji i ndotur që shkon në rubinetet e banorëve, mungesa e energjisë elektrike, probleme këto që i shqetësojnë banorët.
“Është braktisur fshati nga shteti. Të majtë e të djathtë këtë fshat e kanë lënë mënjanë për interesat e tyre”, shton fshatari.
Fshati turistik i Zvërnecit është një nga njësitë administrative më të bukura të qytetit të Vlorës për shkak të afërsisë së tij më detin Adriatik si dhe lagunën e Nartës.
Gjatë stinës së verës vizitohet nga shumë turistë për shkak dhe të afërsisë së tij më një ndër pikat më atraktive të qytetit, siç është Manastiri i Zvërnecit.
Gjithashtu Zvërneci është përfshirë në projektin e zhvillimit të 100 fshatrave turistike, por sërish vëmendja për të mungon tashmë prej vitesh. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë