Komuna e Deçanit ka nisur asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatin Dranoc, në kuadër të investimeve të planifikuara për përmirësimin e infrastrukturës lokale.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari Bashkim Ramosaj, i cili tha se përveç asfaltimit, këtë vit do të realizohet edhe ndriçimi publik në gjithë rrjetin rrugor të fshatit, si dhe ndërtimi i disa segmenteve me kanale për ujitje.


“Po ashtu, do të rehabilitohet sipas standardeve rruga e lagjes Mazrekaj, në pjesën e kullave,” ka shkruar Ramosaj në një postim në Facebook, duke shtuar se puna do të vazhdojë edhe në fshatra të tjerë si Voksh, Pobergj, Hulaj, Lloqan e të tjerë që ende kanë nevojë për rrugë të reja.

“Ky është ritmi ynë – #SkaMeUNdal,” ka thënë Ramosaj, duke uruar banorët e Dranocit për këto projekte të rëndësishme. /Telegrafi/