Kompania Frutex ka bërë një hap të rëndësishëm drejt energjisë së qëndrueshme, duke realizuar një investim të madh në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

Në ambientet e saj, janë instaluar panele solare me kapacitet total prej 1200 kWh.


Ky projekt ka për qëllim jo vetëm rritjen e efikasitetit energjetik të kompanisë, por edhe zvogëlimin e ndikimit mjedisor që shkaktohet nga përdorimi i burimeve tradicionale të energjisë.

Sipas kompanisë, me këtë sistem tashmë mbulohen rreth 30 për qind e nevojave të tanishme për energji elektrike.

Nga Frutex kanë bërë të ditur se synimet për të ardhmen janë edhe më ambicioze.

Ata planifikojnë të zgjerojnë kapacitetet e prodhimit të energjisë solare në mënyrë që në vitet e ardhshme një pjesë edhe më e madhe e konsumit të energjisë të mbulohet nga burimet e ripërtëritshme.

Kompania Frutex njihet për aktivitetin e saj në industrinë ushqimore dhe pijeve, ndërsa me këtë investim tregon angazhimin për zhvillim të qëndrueshëm dhe përgjegjësi ndaj mjedisit.