LAJMI I FUNDIT:

Fronti Europian miratoi Deklaratë politike: Do ta mbrojmë legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet

Fronti Europian miratoi Deklaratë politike: Do ta mbrojmë legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet

Përfaqësuesit e të gjitha partive politike që janë pjesë e Frontit Europian, përfshirë organet e tyre të larta partiake dhe përfaqësuesit në organet ekzekutive, legjislative dhe lokale, miratuan njëzëri një deklaratë politike lidhur me legjitimitetin etnik zgjedhor. Deklarata u nënshkrua në prani të të gjithë anëtarëve dhe do të dërgohet në të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

“Por, zhvillimet dhe hapat pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 8 majit 2024, e vënë në pikëpyetje frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe për pasojë, janë rikthim në politikën e njohur “përçaj e sundo”. Ritheksojmë kursin tonë Euro-Atlantik si alternativë e vetme për të ardhmën e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe angazhimin tonë për zbatim të plotë të normave dhe të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe atë për fqinjësi të mirë dhe mbylljes së të gjitha çështjeve të hapura me fqinjtë si parakusht për të vijuar rrugën europiane, Konstatojmë patjetërsinë e zbatimit të demokracisë konsensuale në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet ne njoftim.

Në deklaratë, partitë politike gjithashtu konstatuan nevojën e patjetërsueshme për zbatimin e demokracisë konsensuale, në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përsëritur se partnerët koalicionues qeverisës duhet të përcaktohen nga vullneti politik i komuniteteve kryesore në vend, të shprehur përmes zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike.

Fronti Evropian bën thirrje për një veprim të bashkërenduar dhe të përbashkët për të parandaluar çdo formë të majorizimit monoetnik dhe për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Aksident mes disa automjeteve në Mitrovicë, vdes motoçiklisti

Kronika e Zezë
Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Ka ndërruar jetë Isuf Kadriu, zv.kryeredaktori i televizionit Alsat

Lajme
Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Pas 15 vitesh, identifikohet edhe një autor i vrasjes së ish-agjentit të antidrogës në Shqipëri

Lajme
Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Vdes në QKUK njëri nga të të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale

Kronika e Zezë
Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Presidentja Osmani dhe ambasadori Britanik diskutojnë për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin ushtarak

Siguri
Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Dritan Goxhaj: Serbia i sheh shqiptarët si rrezik, po blen armë kudo - ne nuk po armatosemi njësoj si ta

Lajme
Kalo në kategori